Standard.al

Shumë seksi, Facebook censuron fotografitë e modeles paraplegjike (FOTO)

0

Ditëve të fundit po bën xhiron e rrjeteve sociale fotografia e saj. Ajo është Manuela Migliaccio, një vajzë e re italiane nga Napoli, e cila studion për veterinari në Bologna dhe që punon si bariste për të paguar studimet.

Manuela është paraplegjike qysh prej vitit 2009 si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Greqi, por dëshira për të jetuar nuk i mungon dhe ajo është e vendosur të shohë përpara.

Me rastin e javës së modës ajo sfiloi gjatë Modellerotelle Milano Fashion Week 2016, ku u shfaq me një dekolte bujare, shkruan noa.al. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë rrjetit social Facebook. Kjo bëri që Facebook, të censurojë fotografitë e saja të cilat u publikuan nga Fabrizio Bartoccioni, presidenti i fondacionit ‘Vertical’, e cila mbledh fonde për kërkimet kundër paralizës dhe pikërisht prej tij mori një mesazh për të sfiluar.

Por pavarësisht heqjes së fotografisë e reja e publikoi disa herë fotografinë pavarësisht se i hiqej duke shkruar, “Shpërndajeni ju lutem… për pak gjoks të dalë jashtë skandalizoheni. Atëherë rrini në shtëpi, mbyllni dyer e dritare, fikni televizorin dhe fikni kompjuterin. Kështu nuk do skandalizoheni më”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.