Rruga pesëhapëshe drejt lumturisë

0

Psikiatria italiane, dr. Elizabeth Lombardo, pohon se edhe ata që nuk janë optimistë nga lindja, mund të mësojnë që ta shikojnë jetën më pozitivisht. Për ta arritur këtë, ata do të duhej t’i përmbahen pesë “recetave” kryesore për lumturi.

Loading...

Së pari fillohet me mbajtjen e një ditari të mirënjohjes, ku janë shkruar gjërat më të rëndësishme të cilat personin e bëjnë të lumtur. Është dëshmuar që rikujtimi i përmbajtjeve të këtij ditari në një gjendje depresioni gjithsesi mund ta përmirësojë disponimin tuaj.

Hapi i dytë dhe i tretë përfshijnë relaksimin dhe ushtrimet, ndërsa dr. Lombardo pohon se në rastin e depresionit të thellë, marrja me sport është po aq efektiv sa edhe ilaçet kundër depresionit, transmeton Koha.net. Çështja është, megjithatë, se si t’i bindësh njerëzit në depresion që të ushtrojnë, duke pasur parasysh se ata nuk kanë aspak vullnet dhe fuqi.

Rregulli i katërt thotë që njerëzit më të lumtur duhet t’u ndihmojnë atyre që janë më pak të lumtur, duke ua kujtuar gjërat pozitive nga jeta e tyre. Në fund, ekspertja italiane rekomandon kontakte sa më të shpeshta dhe socializime me njerëzit e njohur dhe të dashur, sepse kështu më lehtë dilet nga rrethi vicioz i depresionit.

Doktoresha Lombardo pohon se 50 për qind e lumturisë vjen nga karakteri i lindjes, ndërsa dhjetë për qind varet nga rrethanat e jashtme në të cilat gjendet personi. Pjesa tjetër, madje 40 për qind e lumturisë varet nga çdo individ dhe angazhimi i tyre për ta arritur lumturinë.

Loading...

Lini nje pergjigje