Standard.al

Pranimet në universitet/ “Maturantët”, nuk ka raund të tretë, mundësitë e vetme të regjistrimit janë nënfazat

0

Rruga për në universitet për të gjithë ata që nuk janë regjistruar në një program studimi do të jenë tashmë kuotat bosh dhe regjistrimi në nënfazat e përcaktuar nga ministria

Ditën e djeshme u mbyll faza e dytë e regjistrimeve për në universitet. Kjo fazë e dytë do të ndiqet dhe nga dy nënfaza të tjera. Por ajo me çka maturantët do të përballën tashmë është  se nuk do të ketë raund të tretë të përgjithshëm regjistrimi. Ministria e Arsimit nuk e ka ndryshuar Udhëzimin nr. 13 në lidhje me raundin e tretë.

Udhëzimi nr. 13. datë 22.07.2016

Në këtë udhëzim parashikohej: Pas datës 16-20 tetor do të bëhet regjistrimi në sekretari si fitueseve të fazës së dytë. Kandidatët do të regjistrohen sipas renditjes në listë. Një kandidat nuk ka të drejtë të regjistrohet në më shumë se një program studimi.

Udhëzimi nr. 24. 07.10.2016

Në këtë udhëzim të ri të ndryshuar nga Ministria e Arsimit parashikohej: Të gjithë ata kandidatë që janë regjistruar para datës 16 tetor humbasin të drejtën e konkurrimit apo për tu regjistruar në ndonjë degë tjetër. Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të para sekretaritë mësimore do të regjistrojnë kandidatët në bazë të dokumentacionit  dhe në bazë të renditjes së kandidatëve në listë. Regjistrimi do të bëhet me datat 17-18 tetor. Në momentin që kandidatit një x preferencë nga e kuqe që do të thotë që nuk është fitues I bëhet e verdhë ai do të thotë që është fitues por do të regjistrohet në momentin kur dega do ti bëhet jeshile dhe do të regjistrohet në këtë nënfazë të para ose në nënfazën 19-20. Pra në lidhje me të gjithë kuotat e pa plotësuara të një program studimi maturantët nga data 17-20 tetor do të shikojnë vazhdimisht sistemin për të parë se ku janë të renditur në listë dhe se tek cili program studimi kanë mundësi të futen dhe në bazë të kuotave të lira që do të ketë.

Udhëzimi nr. 24.12. 10.2016

Me ndryshimin e këtij Udhëzimi parashikohet se në rast se do të ketë kuota të paplotësuara në ndonjë program studimi ata duhet të plotësohen duke bërë të mundur deri në fund plotësimin e të gjitha kuotave edhe pas datës 20 tetor do të ketë faza 48-të orëshe ku studentët do të kenë mundësi të regjistrohen gjithmonë sipas renditjes në listë dhe kuotave të lira që do të kenë 10 degët që ata kanë konkurruar. Për fatin më të keq në rast se në të 10 programet e zgjedhura nga maturanti nuk do të ketë kuota të lira ai mbetet pa u regjistruar në asnjë universitet. Por dhe në rast se do të ketë ai duhet të jetë shumë I kujdesshëm dhe të shikojë se sa lar është në renditje dhe sa kuota të lira ka tek preferencat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.