Standard.al

Majko: Kandidati i PS-së në Kolonjë është mjeku Ilia Stefo

0

PS bën publik kandidatin për kryetar të bashkisë së Kolonjës. Ai eshte Ilia Stefo.

Deputeti socialist Pandeli Majko bëri publik emrin e tij sot në mesditë jashtë ambienteve të selisë PS.

Majko: Ne jemi të bindur se përzgjedhja që ka bërë shtëpia e Partisë Socialiste në Kolonjë, është e duhura, prandaj njëzëri Partia Socialiste e miratoi propozimin që erdhi në kryesi.

Kandidati i përzgjedhur është mjek në qytetin e tij. Deputeti Majko u pyet nëse Partia Socialiste ishte e fiksuar pas mjekëve.

Majko: Jo! Ne nuk jemi të fiksuar pas mjekëve. Por, mendojmë se mjeku është një profesion që o të bën më të mirë se ç’je o të bën më të keq se ç’je.

I pyetur se edhe ish-kryeministri (Sali Berisha) ka qenë mjek, Majko tha se ai ka pasur ditëlindjen këto ditë dhe se nuk do të komentonte.

Përballë Stefës është Dritan Hajro, kandidati i opozitës.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen më 20 nëntor, pas ndarjes në mënyrë parakohshme nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.