Standard.al

Komisioni i ligjeve shtyu miratimin e ndryshimeve në Kodin Civil

0

Komisioni i ligjeve shtyu miratimin e ndryshimeve në Kodin Civil, të cilat vijnë si paketë ndryshimesh nga Ministria e Drejtësisë me qëllim uljen e nivelit të kredive me probleme. Socialistët dhe demokratët, kundërshtuan propozimin e ministrit të Drejtësisë për procedurat e shqyrtimit në gjykatë të vendimeve për urdhrat e ekzekutimit të kredive të këqija. Sipas tyre, përfaqësimi në proceset gjyqsore i kredimarrësit dhe kredidhënësit do e rëndonte problematikën, duke zvarritur proceset.

Komsioni parlamentar i ligjeve diskutoi paketën e ndryshimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për uljen e nivelit të kredive me probleme. Anëtarët e majtë dhe të djathtë në komision kundërshtun parashikimin e   ministrisë së Drejtësisë, në kodin civil,  për të ndryshuar procedurat e shqyrtimit në gjykatë të vendimeve për urdhrat e ekzekutimit të kredive  të këqija.  Demokrati Eduard Halimi dhe socialistja Vasilika Hysi, argumentuan se kërkesa për tu përfaqësuar në proces gjyqësore edhe kredimarrësi me kredidhenësin,  e rëndon problematikën e kredive të këqia duke zvarritur pafund procesin.

Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, ishte kritik me sistemin bankar duke i bërë ata përgjegjës për kreditë me problem.

Minsitria e Drejtësisë, propozoi dhe ndryshime në ligjin për shërbimin përmbarimor, duke sanksionuar që pagesa për egzekutimin e vendimeve të bëhët në përfundim të punës.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Civil, u shty për të martën,  për tu konsultuar më tej me ekspertët. Komisioni i ligjeve miratoi pa debat  amendamentet në ligjin për barrën siguruese që synon nxitjen e kreditimit në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.