Interviste/ Meta – Nga vizita në Greqi, tek vazhdimësia e kualicionit

0
169

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për gazetaren e News 24, Marsela Karapanço zbulon detaje të reja nga vizita e tij e fundit në Greqi. Me zyrtarët më të lartë grekë, Meta tha se ka diskutuar për kanabisin dhe në këtë kuadër është kërkuar të forcohet lufta ndaj këtij fenomeni.

“Kjo çështje është ngritur në takime të ndryshme nga kryetari i Parlamentit edhe nga kryeministri në kuadër të luftës ndaj këtij fenomeni. Ka shqetësim edhe nga pala greke, kërkohet të forcohet më tej lufta ndaj këtij fenomeni”. I pyetur për një fushatë në mediat e huaja kundër kanabist që vjen nga Shqipëria, kreu i Kuvendit, “Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët, është problem shqiptar por edhe ndërkombëtar. Përgjegjësia është e përbashkët”, deklaroi ai.

Kryetari i LSI-së ka folur më tej për zgjedhjet në Dibër dhe ato në Kolonjë, për mbarëvajtjen e kaoliciont dhe nëse LSI-ja do dalë e vetme në zgjedhjet e 2017-ës. Intervista e plotë me Kreun e Kuvendit pritet të transmetohet sot në orën 18:30 në News 24. vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here