Boçi: Arsimi në 3 vite, plaçkë që ndahet mes Ramës e aleatëve

0
154

Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luciano Boci

Për 3 vite arsimi u bë si tryeza e cakenjve, ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune, dhe nuk ka aspak parasysh mësimdhënien.

Edi Ramën e ka zënë amnezia dhe nuk e përmend, po shqiptarët e dine, se simboli rilindas për arsimin është Luiza që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë.

Edhe sot, më shumë se gjysma e maturantëve me rezultate të mira dhe shumë të mira janë rrugëve, sepse Edi Rama ndryshoi rregullat, pasi ata kishin studiuar e derdhur mund për 3 vite me radhë. Investim që u bë hi, me një të rënë të lapsit.

Edi Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit e tyre duke i quajtur mbi 100 mijë prej tyre si analfabetë.

Droga ka përfunduar në oborret dhe klasat tona, por ky nuk është shqetësim për Edi Ramën.

Partia Demokratike mbështet cdo investim në arsim, por në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për Edi Ramën, sic e thotë raporti i OSBE-ODIHR e sic ndodhi në zgjedhjet e fundit në Dibër.

Në këto tre vite nuk u ndërtua asnjë shkollë e re.

Këto të vërteta për arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës.

Arsimi, mësimdhënia, mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here