Agjencisë Kombëtare të Mjedisit/ Tirana dhe Elbasani me ajrin më të ndotur se normalja e lejuar nga Bashkimi Europian

0
213

Ndotja e ajrit në vend vijon të jetë në nivele të larta dhe tej normave të Bashkimit Europian. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Tirana dhe Elbasani janë dy nga qytetet më të ajrin më të ndotur. Edhe pse në kryeqytet, krahasuar me një vit më parë ka një përmirësim prej 15% të pluhurit në ajër, sërish disa zona paraqiten problematike. Kështu, zonat pranë rrugës Sami Frashëri dhe ajo pranë ish – ATSH-së kanë nivelin më të lartë të grimcave të pluhurit. Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri ndotja e ajrit ka si burim kryesor trafikun e rënduar, infrastrukturën e rrugëve dhe ndërtimet. Edhe qytetet e tjera në vend, në periudha të caktuara niveli i ndotjes së ajrit është mbi normën e vendeve të BE -së. Gjatë dimrit, në muajt Janar – Shkurt, në Korçë, burimi kryesor i ndotjes së ajrit është përdorimi i drurëve të zjarrit për ngrohjen e banesave.  Sipas OBSH, që nga viti 2012, 7 milionë persona në vit kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here