Horoskopi i Muajit Tetor 2016

0
283

Dashi

Në prag të tetorit, dita e fundit e muajit, 30 shtator, sjell një hënë të re që ju mbush me dashuri dhe dëshirë bashkëpunimi në 10 ditët e para të tetorit. Do të shkëlqejë sektorin e martesës; ju dhe partneri do të filloni planet për t’u fejuar apo martuar. Është momenti i përkryer për diçka të tillë. Për herë të parë pas një dekade, Jupiteri fatsjellës hyn në shenjën tuaj duke i çuar marrëdhëniet tuaja në një nivel të ri, qofshin lidhje dashurie apo biznesi.

Jupiteri bashkë me hënën e re sjellin veçse të mira: fat të pazakontë në çështje pronash ose familjare. Në fillim të muajit (koha më e mirë për ju), Afërdita do t’i dërgojë sinjale Neptunit duke ju falur humor shumë të mirë. Ndërkaq, Dielli sundon shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë dhe me Jupiterin kaq pranë, me gjasa do të njihni dikë që do t’ju bëjë të ndjeni fluturat në stomak.

Edhe karriera do t’ju shkojë mirë. Marsi si rrallëherë ka hyrë në zonën e karrierës për gjashtë muaj, në shtëpinë e famës dhe prestigjit, duke qëndruar deri në 8 nëntor. Do t’ju tregoni njerëzve të rëndësishëm aftësinë tuaj për të përballuar projekte të mëdha, dhe jeni gati për një pozicion më të lartë. Nuk po themi se është koha më e mirë për të kërkuar rritje rroge- është çështje statusi. Brenda dy muajve, me hënën e re të 29 dhjetorit, nëse punoni fort dhe me mend, keni gjasa për një ngritje në pozicion.

Nëse jeni të vetëpunësuar mund t’ju vijë një klient i rëndësishëm. Megjithatë, fitimet nuk do të jenë në proporcion me përgjegjësitë tuaja deri në fund të prillit, me gjasa për shkak të fondeve të pakta. Me kalimin e kohës do të shkojë çdo gjë në vendin e vet. Merrni ngritjen në detyrë, paratë do të vijnë edhe pse me vonesë.

15-16 tetori do t’ju sjellë një hënë të plotë të fuqishme, por që do të sjellë ndërlikime katër ditë përpara dhe pasi të shfaqet. Do të ndjeni tension në një projekt profesional; ky mund të sjellë mosmarrëveshje me një drejtues në kompani. Do t’ju ushtrojnë padrejtësisht trysni por duhet të mos humbni arsyen për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Këtë muaj duhet ta çlironi veten prej diktatit të të tjerëve, i cili do të jetë më i fortë se kurrë. Nëse merreni me punë krijuese mund të hasni probleme anësore por Neptuni artist do t’ju ndihmojë.

Njëkohësisht, gjatë hënës së plotë të 15-16 tetorit, Urani do të vihet përballë Diellit kështu nëse jeni duke njohur dikë, partneri do të dalë nga vetja. Nëse bashkëjetoni rishtaz, mund të keni probleme me shtëpinë, ose njëri prej jush mund të kërkojë të largohet.

Në fund të muajit, hena e re tek Akrepi do t’ju bëjë të përqëndroheni tek paratë- jo ato që mund të fitoni, por ato që mund të merrni në rrugë të tjera, si shpërblime, trashëgimi, rimbursime, ose duke fituar një çmim. Hëna e re i hap mundësitë ndaj në këtë rast mund të përfitoni. Neptuni gjithashtu do të tregohet miqësor, ndaj edhe krijimtaria juaj do të jetë pikë kyçe për suksesin.

Në dashuri do t’ju ndihmojë Afërdita tek Shigjetari, edhe kjo shenjë zjarri. Paksa e vështirë për ju do të jetë hëna e plotë e 15-16 tetorit, ndaj dëgjoni mirë dhe mendohuni para se të reagoni. Diçka e mirë po vjen.

Demi

Në punë do të jeni më të mirët. Të vetëpunësuar apo të punësuar, jeni të favorizuar për projektet më të mira që vijnë. Klientët apo drejtuesit tuaj (ose të dy) do t’ju duan, besojnë, do të duan t’ju kenë pranë. Do të jetë një muaj i jashtëzakonshëm për vlerësimin profesional. Kështu do të vazhdojë deri pas tetorit të vitit të ardhshëm. Hëna e re më 30 shtator është koha që keni pritur për marrëveshje ashtu siç i keni dëshiruar gjithnjë. Do të shfaqni aftësitë tuaja më të mira. Nëse jeni të vetëpunësuar, me pak marketing, do të shikoni klientë që ju numërojnë “çeqet para syve”. Gjithçka do të jetë fantastike.

Hëna e plotë e 16 tetorit do të ndikojë disa aspekte të jetës, ndaj do të ndjeni tension në shumë fusha. Asaj do t’i bashkohet Urani, i cili do t’ju sjellë luhatje ekstreme të energjisë. Dikush ju ka fshehur një sekret, i cili tani do të shpërfaqet i tëri. Mund të jetë partneri, por s’do të thotë se e fshehta ka të bëjë me marrëdhënien tuaj. Nga ana tjetër, mund të jeni vetë ju që po përpiqeni t’i fshihni diçka dikujt. Në këtë rast, kujdes, mund t’ju shpëtojë!

Në mes të muajit do t’ju duhet të udhëtoni, me gjasa në një destinacion romantik- vizitoni një vend të huaj. Yjet do t’ju ndihmojnë që të krijohen kushtet. Çdo hënë e re ndikon katër ditë përpara dhe pasi të shfaqet, ndaj planifikoni gjithçka dhe shijoni çdo minutë.

Do të përqëndroheni tek shëndeti dhe forma trupore që prej fillimit të muajit. Mund të shkoni tek mjeku për vizitë, ose t’i bashkoheni një grupi fitnesi. Në qoftë kështu, koha do të jetë e përsosur dhe do të merrni rezultate. Do t’ju ndodhin shumë gjëra, dhe suksesin ua garanton cilësia për të cilën shquhet Demi: vendosmëria dhe këmbëngulja. Deri në fund të vitit është periudha më e mirë për ju, jo më vonë.
Fundi i muajit do t’ju gjejë të përqendruar tek dashuria.

Binjakët

Nëse ndjeni se nuk keni romancë në jetën tuaj, tetori do të jetë hyjnor. Hëna e re e 30 shtatorit do të jetë e fortë në njëmbëdhjetë ditët e para. Erosi (perëndia e dashurisë) dhe flota e tij e vogël plot me engjëj do të dalin në dritë, kësisoj janë gati të vërshojnë shigjetat drejt njeriut të duhur. Nëse jeni beqar/beqare dhe jeni në kërkim të njeriut të duhur, fillimi i tetorit do të japë mundësi më të mëdha për të takuar një njeri interesant, të cilin ju do dëshironit ta njihni më mirë. Binjakët do të gëzojnë gjithashtu edhe fillimin e muajit. Rëndësia që i është dhënë karierës deri tani do fillojë të ndryshojë kah, ju do të filloni të pushoni, të buzëqeshni dhe të dëgjoni muzikë.

Do të shpenzoni më shumë para se zakonisht këtë muaj, por sërish do të mbeten të ardhura për të blerë një apo dy gjëra të shtrenjta; madje do të vini edhe ca të ardhura mënjanë që do i keni për të arritur një qëllim financiar. Nëse jeni në një proces gjyqëror për një mosmarrëveshje në lidhje me paratë, apo në proces të një divorci dhe po përpiqeni për të gjetur një mënyrë të drejtë për të ndarë pronën, debatet mund të bëhen të nxehta në raste të veçanta, pasi Marsi luftëtar do të lëvizë në sektorin e pronës së përbashkët. Në të njëjtën kohë, Mërkuri, planeti juaj në pushtet, do të jetë në kundërshtim me Plutonin nxitës, kështu që mund të shpërthejë një konfrontim. Rreth 15-16 tetorit gjërat mund të arrijnë kulmin, prandaj bëhuni gati.

Në punë do të jeni shumë krijues. Nëse jeni një artist apo stilist, do ndiheni të mbushur me ide origjinale. Dielli, Mërkuri dhe Urani do të mbushin shtëpinë tuaj të dëshirave me një surprizë. Dikush me ndikim, ndoshta një klient ose një person shumë me rëndësi, mund t’ju quajë gjeni. Bëni kujdes me afrimin e hënës së plotë, pasi një projekt i rëndësishëm mund të dalë nga binarët. Do të duhet t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje që ndodh dhe të monitoroni të gjitha detajet.

Erosi dhe flota e tij e vogël plot me engjëj do të dalin dhe janë gati të vërshojnë shigjetat drejt njeriut të duhur për ju. Në të njëjtën kohë, një mik ose një i dashur mund të veprojë në mënyrë të çuditshme, siç ju nuk e keni parë ndonjëherë, duke treguar një anë të karakterit që mund të jetë shqetësuese. Hëna e plotë do të jetë e fortë për të gjithë, por sipas mënyrave të ndryshme. Për shkak se hëna është aq afër Uranit, një grua pranë jush mund të veprojë në mënyrë të paparashikueshme, do të polarizojë ndjenjat tuaja nga një spektër në tjetrin. Kjo do të jetë një periudhë emocionale dhe një çështje e caktuar do të arrijë një pikë vlimi.

Urani është i njohur që shkakton plagë, pra kujdes se çfarë do thoni, pasi nuk do mund t’i tërhiqeni mbrapsht. Më vonë do të donit të kishit folur më pak. Megjithatë, mund të mos dëshironi të vazhdoni më një lidhje dhe kjo varet nga ju, pasi e shikoni vetë se çfarë po ndodh. Një hënë e plotë në Dash përzihet mirë me diellin Binjakëve, kështu që në një mënyrë ose në një tjetër në fund ju do dilni i fituar, edhe nëse nuk mund të shihni menjëherë rezultatin. Ai do të përforcohet vetëm dy ditë para hënës së plotë, më 14 Tetor, nga Mërkuri, sundimtari juaj, vendosur në një kënd të hollë në Saturn, planetin e jetëgjatësisë. Sa më shumë t’i afroheni hënës së plotë, aq më shumë do t’u bëhen realitet planet që keni.

Gjërat do të qetësohen ndërsa ju lëvizni pranë hënës së re të muajit në Akrep më 30 Tetor. Neptuni, planeti i ëndrrave dhe i krijimtarisë, në shtëpinë e karrierës, do të jetë në kënd të përsosur të hënës së re, duke ju inkurajuar për të nxitur reflektimin përtej kufijve të zakonshëm. Propozoni një ide të rrezikshme që juve ju duket me vlerë.

Është koha që të shkëlqeni në punë. Nëse ju jeni i vetë-punësuar, biznesi so jetë i shpejtë dhe ju mund të punësoni të tjerë për t’ju ndihmuar. Vazhdoni të akumuloni sukses i dashur Binjak, sepse projektin që po bëni tani dhe në javët në vazhdim, do të llogariten si një ngritje në pozitë apo një punë e rëndësishme vitin e ardhshëm, nga fundi i vitit 2017.

Në dashuri ju jeni të artë. Një nga dy ditët më të mira të vitit do të jetë 10 dhe 11 tetori (në varësi të vendndodhjes tuaj). Për herë të parë në dymbëdhjetë vjet, bashkimi i rrallë i Mërkurit me Jupiterin në Peshore, do t’ju sjellë të gjitha llojet e lumturisë. Të martuar apo beqarë, këto ditë janë bërë për romancë të ëmbël. Gjithashtu, do të jenë ideale për të nënshkruar një kontratë apo gjithçka që ka lidhje me një përpjekje krijuese.

Jupiteri, planeti i fatit të mirë, u zhvendos në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë muajin e kaluar, për të qëndruar aty një vit. Nëse ju mund të përjetoni një hënë të plotë të paqendrueshme më 16 tetor (le të shpresojmë që jo), mbani mend se tani po hyni në vitin më të lavdishëm të më shumë se një dekade, për të gjetur dashurinë e vërtetë. E thënë fjalë për fjalë, asgjë nuk mund t’ju ndalojë për të gjetur dashurinë që meritoni.

Një nga ditët tuaja më të mira për dashuri do të jetë 26 tetori, kohë kur Venusi, në sektorin tuaj të lidhjeve /martesës, do të bashkojë forcat me Jupiterit me fat. Do të jetë një e mërkurë dhe sigurohuni të keni planifikuar diçka pas punës gjithsesi.

Gaforrja

Në qoftë se keni shqetësime, nuk do të gjeni rehat derisa çdo gjë të rregullohet. Këtë muaj nuk ka mundësi që gjërat të shkojnë keq pasi ky është viti më i mirë i dekadës për të gjetur shtëpinë e ëndrrave. 1 ditë para hyrjes të tetorit, hëna e re e 30 shtatorit hapi një derë mundësish për ta bërë shtëpinë tuaj ashtu siç e keni imagjinuar.

Jupiteri bujar dhe fatsjellës do të bashkohet me hënën e re dhe diellin në këtë kapitull të rëndësishëm të jetës suaj. Nëse keni projekte për rregullimin e shtëpisë,10 ditët e para të tetorit janë koha ideale për t’i nisur. Nuk keni pse t’i mbaroni të gjitha punët në këtë hark kohor sepse keni 1 vit kohë për të përfituar nga Jupiteri në sektorin e shtëpisë. Me shumë gjasa këtë muaj do të keni mbështetjen e familjes edhe nga ana financiare.

Nese keni për të firmosur një kontratë për shtëpinë, bëjeni në datën 10 tetor (zgjedhje e dytë mund të jetë 11 tetori) këto janë data të rralla kur planeti Mërkur i cili ndikon mbi marrëveshjet i bashkohet Jupiterit, planetit të përfitimeve.

Vëmendja juaj do kalojë shpejt te karriera me ardhjen e hënës të plotë në datën 16. Lajmet që do të merrni nuk do të jenë çfarë kishit pritur pasi Urani, planeti i surprizave, do të bashkohet me hënën. Paratë mund të jenë një problem që do t’ju bëjë të ndiheni të tensionuar. Plutoni në shtëpinë tuaj të shtatë do mund të shkaktojë që partneri juaj të jetë i vështirë në bashkëpunim dhe të mos pranojë idetë tuaja.

Fatmirësisht hëna e plotë sjell lajmet e saj dhe zhduket shpejt, kështu që do jeni gati për çfarë vjen më pas. Një figurë autoritare mund t’ju bëjë të ndiheni të dobët. Përpiquni ta analizoni situatën si të ishte një film. Çfarë do bënte personazhi juaj?

Muaji ikën me një hënë të plotë ideale në shtëpinë tuaj të romancës, dashurisë dhe lumturisë. Kjo hënë e re do sinjalizojë neptunin, planetin e ëndrrave dhe magjisë që do ta bëjnë këtë një ditë për t’u mbajtur mend. Socializohuni shumë sapo të shfaqet.

Këtë halloween do të shikoni kostume shumë kreative, kështu që nëse doni ta fitoni konkursin, sigurohuni që të planifikoni kostumin tuaj disa ditë më parë. Mërkuri, planeti i të menduarit do të bashkëveprojë me Neptunin, planetin e kreativitetit për t’ju dhënë një ndihmë të madhe.

Luani

Të shkruarit, të folurit, përkthimi, editimi, dialogu, dhe të gjitha llojet e aftësive të lidhura me komunikimin do të jenë në qendër të këtij muaji për ju. Hëna e re që u shfaq në shenjën e Peshores më 30 shtator do të jetë një nga më të ëmblat e këtij viti për këto aktivitete, kështu që thjesht zgjidhni një dhe filloni! Nëqoftë se dëshironi të ndërtoni një faqe ëebi ose blog, ky është momenti kur duhet t’i kërkoni dizajnerit tuaj të nisë të krijojë logon. Është gjithashtu koha ideale për të zgjedhur ftesat tuaja të dasmës, ose nëqoftë se ju keni një biznes, për të nisur një fushatë publicitare.

Udhëtimet e ndërmarra në fillim të Tetorit do jenë gjithashtu spektakolare- zgjidhni një vend sa më afër shtëpisë për t’u relaksuar dhe argëtuar. Nëse keni për të nënshkruar një kontratë këtë muaj, ose do të kontaktoni agjentin letrar për të shitur librin tuaj, atëherë datat 5 ose 10 Tetor janë perfekte! (Janë gjithashtu data ideale për të udhëtuar)

Jupiteri do të rrotullohet rreth Diellit dhe kjo ka për të qenë fantastike për ju në javën e parë, kështu që ruajini iniciativat tuaja më të mëdha për atëherë. Dielli është udhëheqësi juaj, ndaj kjo javë e parë duhet të jetë e paharrueshme dhe plot me emocione, vecanërisht më 1, 3, 4 dhe 5 Tetor.

Udhëtimi do të theksohet gjatë Hënës së Plotë, në 16 Tetor, por kjo periudhë e muajit do jetë më mirë sikur të qëndroni në shtëpi. E megjithatë edhe kjo e fundit do jetë e vështirë pasi do ju duhet të udhëtoni për t’u takuar personalisht me një klient i cili jeton larg jush. Duke qenë se Urani do jetë në një udhëtim të paparashikueshëm, do ju shfaqen vonesa ose të ardhura më pak secc e kishit pritur. Nëse po planifikoni të udhëtoni apo drejtoni një grup pune, mundohuni t’ua bëni punonjësve tuaj të qarta gjërat. Ky muaj mund të krijojë konfuzion dhe paqartësi.

Hënat e Plota sjellin shumë energji, sidomos në katër ditët pasardhëse. Kështu që kur ato ndodhin duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Mundohuni të mos nënshkruani asnjë kontratë midis 20 dhe 28 tetorit, duke qenë se Mërkuri do takohet me Uranin në një përplasje e cila do shkaktojë pakënaqësira në kontratat që do nënshkruani. As udhëtimet që do bëni këtë periudhë nuk do jenë të lehta.

Shtëpia dhe pronat tuaja do jenë epiqendra e mendimeve deri në fund të majit. Për një periudhë të gjatë, ju keni menduar ku dhe si do jetoni. Hëna e Re e 29 tetorit do ju ndihmojë t’i jepni përgjigje kësaj pyetjeje. Në fakt, në këtë pikë të vitit do keni mundësinë të vlerësoni opsionet që ju ofrohen, sidomos në cështje që lidhen me shtëpinë. Mundohuni t’u kushtoni rëndësi problemeve me sistemin hidraulik. Megjithatë kjo ngjarje ka dhe anët e saj pozitive, pasi do keni mundësinë të konkretizoni idetë e dekorimit të shtëpisë. Me afrimin e fundvitit, ftonjini miqtë për një darkë në shtëpinë tuaj.

Virgjëresha

Që prej vitit 2011, Urani ka qëndruar në sektorin tuaj të tetë duke bërë që financat të kenë ulje dhe ngritje të shpeshta. 12 muajt e ardhshëm supozohet që ta ndryshojnë këtë gjendje, duke e bërë këtë vit më të kënaqshëm financiarisht.

Hëna e re e 30 shtatorit, e cila erdhi vetëm një ditë para fillimit të tetorit, do ta nisë këtë trend. Do të jetë e domosdoshme dhe thelbësore që të kërkoni një rritje rroge gjatë javës së parë të tetorit, duke qenë se ditët tuaja më të mira do të jenë datat 3 dhe 4. Data 10 tetor po ashtu do të jetë spektakolare, pasi Mërkuri, udhëheqësi juaj, do të bashkohet me shenjën e Peshores në sektorin tuaj të rrogës.

Kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 2004 që do të ndodhë një gjë e tillë, kështu që tregohuni të kujdesshëm që ta shfrytëzoni.

Sërish përsa i përket parave që do të fitoni, datat më të mira do të jenë 10 dhe 11 tetori. Mund të blini, të shisni ose të trashëgoni një shtëpi ose apartament, pasi duket se sektori i jetesës, do të spërkatet me pluhur magjik, ashtu si financat tuaja. Mund të keni parë disa ndryshime të mira në fund të shtatorit, por ky trend do të vijojë fuqishëm edhe në tetor. Nuk jeni materialist, por të pasurit e parave, do t’ju japë opsione për të bërë gjëra të reja dhe për të zotëruar gjëra që nuk i keni pasur më parë.

Marsi së fundmi ka elektrizuar sektorin e dashurisë së vërtetë. Në javët në vazhdim, ai ka për t’ju dhënë vetbesimin dhe fuqi për të nxitur kuriozitetin e të tjerëve, përsa i përket dashurisë. Edhe nëse mund të mos e keni vënë re, fuqitë tuaja joshëse i kanë bërë të tjerët të kthejnë kokën. Nëse jeni në kërkim të një partneri të ri, bëhuni gati sepse dikush mund të shfaqet.
Ka 2 vjet që Marsi ka ndriçuar jetën tuaj sentimentale, prandaj ky muaj do të jetë special për çështjet e zemrës, gjë që do të thotë që gjithashtu duhet të tregoheni më socialë.

Ndonëse mund të keni probleme në një lidhje ekzistuese në datat 13, 20 dhe 28, në tërësi sektori juaj romantik do të jetë vërtet argëtues deri më 9 nëntor, kur Marsi të largohet prej tij. Prej kësaj date, Afërdita do të futet në sektorin tuaj të dashurisë, gjë që do të thotë se ju pret një periudhë e lumtur dhe romantike.

Mund të shkoni në një udhëtim në fund të muajit ose në ditët pas Hënës së Re, më 29-30 tetor. Nëse e bëni këtë, nuk do të jetë për çështje pune, por për një periudhë të shkurtër argëtimi dhe relaksi me partnerin/en. Zgjidhni një vend pranë një liqeni ose pranë detit dhe do të kënaqeni pafund.

Ditët pas hënës së re më 29 tetor do t’ju nxisin imagjinatën dhe do t’ju nxisin të shkruani, prandaj mprihni lapsin. Shenja juaj shkëlqen në fushën e komunikimit ndaj lëreni në heshtje zërin kritik dhe shfrytëzoni kreativitetin. Është momenti juaj për të shkëlqyer.

Peshorja

Peshorja ka kaluar shumë sfida vitet e fundit, megjithatë, përgjegjësi të tilla duket se i kanë rritur të lindurit e kësaj shenje. Por jeta ka uljet dhe ngritjet e saj, prandaj tetori pritet të jetë muaji i prurjeve pozitive. Universi do korrigjojë gabimet e së shkuarës dhe frustrimet që ju kanë penguar deri tani, do të zhduken. Hëna e plotë e 30 shtatorit, e vetmja ditë kur ajo përkon me shenjën tuaj, solli një nga ditët më fatsjelljëse.

Ky event qiellor përfaqëson një portë energjie pozitive për dhjetë ditët në vijim dhe do t’ju lejojë të arrini diçka që e keni dëshiruar shumë këto kohë. Ky qëllim është kaq personal saqë njerëzit pranë jush mund të mos e dinë. Do t’u duhet të veproni më tepër javën e parë të tetorit. Bëni mirë ta shfrytëzoni duke qenë se keni patur shumë pak momente të tilla të arta.

Këtë muaj dukeni të fokusuar në çështje familjare duke qenë se planeti Mars ka kaluar në sektorin e familjes dhe do qëndrojë aty deri më 8 nëntor. Nëse dëshironi të rimodeloni shtëpinë, bëjeni këtë gjë para festave të fundvitit. Më 10 dhe 11 tetor, do t’ju ofrohet momenti perfekt për të mbyllur çdo kontratë.

Data 16 është paksa shqetësuese për shenjën e peshores. E paqendrueshme dhe e paparashikueshme, Hëna e Plotë e këtij muaji do qëndrojë në shtëpinë e marrëdhënies dhe martesës. Papritur, do t’ju duhet të vizitoni një të afërm që ndodhet në një gjendje të vështirë. Por, mund të ndodhë dhe që partneri juaj të irritohet dhe do ta keni të vështirë të gjeni arsyen. Mos lejoni askënd të ndërhyjë me opinione pasi një gjë e tillë do komplikojë situatën. Gjithashtu bëni kujdes pasi një mik i juaji do kthehet në një problem të vërtetë.

Një nga momentet më të mira të këtij muaji do jetë kur Venusi të bashkohet me Jupiterin më 26 tetor. Shfytëzojeni këtë datë për të caktuar një takim, intervistë apo edhe një takim të parë, pasi do ndiheni shumë të vetëkënaqur. Një ditë me pesë yje dhe plot emocione.

Duket se një tjetër shqetësim i kohëve të fundit kanë qenë dhe paratë, megjithatë edhe në këtë aspekt, do ketë një përmirësim të dukshëm.

Hëna e Re më 30 tetor do t’ju ndihmojë të kërkoni rritje rroge. Mendoni të gjitha kontributet që i keni dhënë firmës dhe përdoreni këtë si argument për të rritur të ardhurat. Nëse jeni i vetëpunësuar, do keni sërish një rritje në të ardhura, ndërsa për ata që i takojnë fushës së artit, kjo do jetë periudha më kreative dhe me më shumë ide për t’u shfrytëzuar.

Akrepi

Me Hënën e Re të 30 shtatorit dhe Diellin së bashku me Jupiterin që influencojnë gjysmën e parë të tetorit, është momenti që të reflektoni për jetën tuaj të tanishme dhe çfarë do të doni të arrini në vitin në vazhdim. Duke marrë parasysh gjithë shpërqëndimet që pësojmë si pasojë të teknologjisë, është thelbësore që të ndaloni dhe të mendoni në qetësi. Sipas astrologëve të lashtë, muaji gjatë së cilit duhet të planifikoni të ardhmen, është ai përpara ditëlindjes, pra, tetori është vendimtar për ju. Mendoni për gjërat specifike që mund t’ju bëjnë të lumtur. Mos e humbni këtë mundësi sepse viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për arritjen e tyre.

Afërdita do të vijë në shenjën e Akrepit deri më 17 tetor, kështu që do të jeni mjaft tërheqës. Shfrytëzojni dy javët e para për të bërë blerjet e garderobës së vjeshtës dhe gjërave të tjera që lidhen me pamjen tuaj. Afërdita do t’ju ndihmojë të zgjidhni opsionet më të mira.

Marsi dhe Plutoni, dy udhëheqësit tuaj, ndodhen në shtëpinë tuaj të tretë të udhëtimeve të shkurtra kështu që ndoshta duhet të shfrytëzoni mundësinë për t’u larguar për pak kohë për të admiruar natyrën. Mundohuni të zgjidhni datat 8-11 pasi Mërkuri dhe Jupiteri do të bashkojnë forcat dhe do ta bëjnë atë të suksesshëm.

Hëna e Plotë e 16 tetorit do t’ju punojë një rreng pasi të mbërrijë në shtëpinë tuaj të gjashtë të punëve dhe projekteve. Urani do të bashkohet me Hënën, kështu që mund t’ju duket sikur projekti juaj ka “marrë kot” vetëm pak përpara se ta dorëzoni. Kjo, ose mund të keni problem me stafin që mund të mos vijë në punë. Arsyeja përse duhet të tregoheni vigjilentë, është se vështirësitë e projektit mund të reflektojnë tek ju, edhe pse gjërat që ndodhin mund të mos jenë aspak për fajin tuaj.

Dielli, udëheqës i karrierës suaj prestigjioze, do të kundërshtojë Uranin e paparashikueshëm, ndaj gjërat mund të marrin një kthesë të çuditshme që do t’ju habisë. Të gjithë do të kenë probleme me këtë Hënë të Re kështu që tregohuni të kujdesshëm në marrëdhënie me të tjerët pasi edhe ata mund të mos ndihen mirë.

Nëse po përgatiteni të nënshkruani një kontratë përgjatë Hënës së Re, mos e bëni. Prisni një javë ose më shumë dhe kërkojini avokatit ose këshilltarit tuaj që ta rishohë kontratën, pasi diçka që e keni anashkaluar, mund të rezultojë në telashe në të ardhmen. Një periudhë më e mirë për të nënshkruar do të jetë fillimi i muajit. Mendimet tuaja do të jenë më të qarta.

Deri më 26 tetor, mund t’ju dërgojnë një pagesë bujare ose një dhuratë ditëlindjeje. Hëna e Re në Akrep më 30 tetor do të jetë momenti i duhur për të shkëlqyer. Kjo është dhurata juaj vjetore nga universi dashamirës dhe këtë energji, do të mund ta përdorni në çdo drejtim që të dëshironi. Në ditët në vazhdim, mund të bëni hapat e parë për të rregulluar një sektor të caktuar të jetës suaj. Jeta romantike do të jetë veçanërisht pozitive. Nëse jeni beqarë, do të keni 10 ditë për t’i shfrytëzuar në mënyrë që të njihni një person të ri. Nëse jeni në një lidhje, do të keni mundësinë të krijoni kujtime me partnerin që do të zgjasin sa të jetë jeta.

Shigjetari

Në ndryshim nga muaji i kaluar, ku vëmendja u përqëndrua tek karriera, këtë muaj do të keni kënaqësinë të përqëndroheni tek miqtë, romanca, duke u munduar kështu ta lehtësoni veten nga presioni i punës. Ky ndryshim do të ndodhë falë hënës së re të 30 shtatorit e cila do të tregojë ndikimin e saj deri në 10 tetor. Nëse keni menduar të bashkoheni në një grup vullnetarësh, është koha ta bëni pasi do të keni benefite të cilat nuk i prisnit. Do të shijoni kohën me miqtë dhe me njerëz të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Një ditë e mrekullueshme do të jetë dhe 10-11 tetori, kur Mërkuri të kombinojë forcat me Jupiterin. Në këtë ditë do të prekeni nga kujdesi që një mik mund të shfaqë për ju ose mund të bashkoheni me një grup të caktuar të cilët do t’ju ndihmojnë në shumë aspekte.

Një marrëdhënie romantike mund të rezultojë shumë e çuditshme në hënën e plotë të dashit në 15 tetor. Kjo hënë e plotë do të vijë së bashku me Uranin, planetin e surprizave dhe sado që ju të mundoheni të gjeni cila do të jetë e papritura që mund të ndodhë, nuk do të jeni në gjendje t’i paraprini. Gjatë kësaj kohe, do duhet t’i mbani emocionet nën kontroll. Dihet tashmë që hënat e plota sjellin afrimitet ose nxjerrin në sipërfaqe një të vërtetë.

Planeti sundimtar i dashit, aty ku edhe do të bjerë hëna e plotë, do të lëvizë përmes shtëpisë suaj të parave, kështu që mund t’ju dalin shpenzime të papritura. Në fakt shpenzimet tuaja kanë qenë të larta këto kohë dhe kjo gjë ju ka bërë mjaft emocionalë në këtë çështje.

Pozicioni i diellit në datën 16 tetor tregon që duhet të shtyni një udhëtim të largët të cilin kishit kohë që e planifikonit. Në rast se niseni, bëhuni gati për aventura të papritura, disa prej të cilave mund të jenë gazmore.

Nëse nuk jeni në një lidhje, mund të jeni duke menduar për një shtatzëni ose një fëmijë të cilin e keni, ose një projekt i cili duhet përfunduar. Secila nga këto fusha mund të sjellë ndryshime të papritura.

Muaji do të mbyllet qetësisht me hënën e re të 30 tetorit në shenjën e akrepit, kohë në të cilën duhet të konsideroni pozitën tuaj aktuale në jetë. Shtatori ishte një muaj mjaft aktiv në aspektin profesional. Edhe pse tetori përqendrohet më tëpër tek personalja, gjithsesi ai është mjaft i ngarkuar. Me kaq shumë angazhime që ju presin, me siguri ju mezi do të prisni që muaji të mbarojë dhe të vijë nëntori, muaji ku do të keni mundësi të çlodheni, të qetësoheni dhe të karikoni bateritë për të pritur ditëlindjen tuaj dhe festat e shumëpritura të fundvitit.

Bricjapi

Tetori do jetë një muaj plot me mundësi për karrierën tuaj duke qenë se Hëna e Plotë e 30 shtatorit është një nga më perfektet përsa i përket aspektit profesional. Duhet të kërkoni dhe shfrytëzoni këto mundësi të reja. Nëse disa prej tyre do t’ju gjejnë vetë, për të tjerat duhet të mundoheni t’i gjeni.

Kjo Hënë e Re do shfaqet në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve si dhe do shoqërohet nga Jupiteri, dhuruesi i fatit dhe atlernativave të arta, sidomos javën e parë. Ju jeni një shpirt ambicioz dhe njiheni për punën e palodhshme, por edhe të zgjuar. Saturni, planeti udhëheqës, do t’ju mbështesë në planet afatgjata. Ky është padyshim muaji më i rëndësishëm i vitit 2016, por edhe i kësaj dekade përsa i përket lëvizjeve profesionale.

Duke qenë se Marsi dhe Plutoni janë në bricjap, prezenca juaj është dhe do jetë e fuqishme, madje më shumë seç e mendoni. Megjithë këtë fuqi planetare pas jush, do e shihni veten në një dritë të re. Do keni rritje dhe kjo gjë do përmirësojë dhe aspektin fizik. Ndoshta nja prerje e re flokësh ose një stil i ri të veshurit. Kini parasysh që vendimet që do merrni në këtë periudhë, do ndikojnë në vitet apo dekadat pasardhëse.

Kërkoni një karrierë të artë më 26 tetor, kur Venusi të vendoset në shtëpinë e dhjetë të famës dhe nderit. Në këtë ditë mund të bëni një prezantim ose një intervistë për një hap të rëndësishëm në karrierë. Përsa i përket shtëpisë suaj, ajo do kthehet në një problematikë më 16 tetor. Kjo Hënë e Re do sillet në një mënyrë të tillë duke ju sjellë lajme surprizuese, që as ju vetë s’i kishit parashikuar. Urani, planeti i ngjarjeve të papritura, do jetë premtues dhe do sugjerojë ndryshime në shtëpinë dhe pjesëtarët e familjes.

Një rol të rëndësishëm do ketë dhe partneri, i cili do ketë momente irrituese. Mund të ketë lajme të mira si blerja e një shtëpie, ose jo dhe aq të mira, si për shembull shëndeti i dobët i një të afërmi. Do ju duhet të përdorni një sasi të konsiderueshme parash për të rregulluar problemet që do shfaqen. Mbajeni axhendën të lirë.

Fundi i muajit do t’ju sjellë një mundësi për të udhëtuar, falë Hënës së Re më 29 tetor. Por kjo datë do jetë gjithashtu romantike, gjë që sugjeron që udhëtimin ta bëni me partnerin tuaj.

Ujori

Duket se një udhëtim në një vend të kushtueshëm do të jetë pjesë e axhendës suaj në fillim të tetorit, menjëherë pas shfaqjes së Hënës së Re të bukur, më 30 shtator. Kjo Hënë e Re është në gjendje t’ju rrëmbejë ju për t’ju çuar te një ëndërr, si një udhëtim. Nëse do t’ju duhet të udhëtoni për biznes, merreni me vete partnerin tuaj sepse kjo Hënë e re do t’ju lejojë të kombinoni lehtësisht punën me kënaqësinë. Saturni gjithashtu do të japë dhuratat e tij të përfitimit afatgjatë.

Nëse udhëtoni për të ngritur një marrëdhënie ndërkombëtare, do të bëni një punë jashtëzakonisht të mirë. Fusha të tjera që do të shkëlqejnë përfshirë median (TV, radion dhe internetin), import-eksport, çështje ligjore dhe gjykatat, apo çdo gjë tjetër që përfshin arritjet tuaja në një shkallë më të avancuar universitare. Dy ditë jashtëzakonisht të lumtura do të jenë 10-11 tetori, kur Mërkuri dhe Jupiteri do të bëjnë një kombinim të rrallë në shenjën e Peshores, ndaj një ndër zonat e listuara mund t’ju shellin arsye për të festuar.

Marsi aktualisht është duke qarkulluar në prapaskenë , duke ju dhënë mundësinë për të menduar në mënyrë strategjike lidhur me ndonjë objektiv. Cilado qoftë gjëja me të cilën jeni duke punuar tani duke se ka ende nevojë të ndreqet përpara se t’i tregohet botës. Teknikisht, kjo do të ndodhë më ose pranë 8 nëntorit, kur Marsi të lëvizë te Ujori-shenja juaj! Marsi do t’ju bëjë guximtarë dhe do t’ju japë kurajo. Njerëzit do të jenë të tërhequr prej jush sepse do të jeni në gjendje të paraqisni me pasion projektin për të cilin keni punuar aq shumë që ta krijoni.

Në fakt, ju mund të jeni në gjendje të zbuloni projektin tuaj 1 javë më herët, fill pas Hënës së Re në shenjën e Akrepit më 30 tetor, që duket se do të ndriçojë shtëpinë tuaj të famës dhe nderimeve. Kjo do të jetë një kohë e përkryer për të nisur një aventurë të re apo për të zbuluar një ide të re, duke qenë se më 8 nëntor, Marsi do të jetë në shenjën e Ujorit dhe do t’ju lejojë ju të bindni ndikuesit e industrisë t’ju mbështesin në rrugën tuaj.

Bëhuni gati për duartrokitje, publicitet dhe një ofertë të mundshme për një promovim apo për një detyrë të re prestigjioze. Me Neptunin aq bukur mbështetës, duket se diskutimet rreth shpërblimit tuaj do t’ju kënaqin madje do të jeni dyfish të paguar për kreativitetin dhe idetë tuaja.

Ndërkohë, 16 tetori sjell një Hënë të Plotë që do të bëj kërdinë me planet e udhëtimeve tuaja në distancë. Ju duket se do të udhëtoni për çështje pune, me shumë gjasa për të vizituar një klient apo për të përfunduar një detyrë, por pikërisht atëherë kur mendoni se gjithçka po shkon siç duhet, duket se “rrotat e kamionit mund t’ju kalojnë sipër.” Në të njëjtën kohë, partneri juaj në dashuri apo biznes, do të dalë jashtë vetes, duke shtuar zhgënjimin tuaj. Kujdesuni për shëndetin tuaj këto kohë, sidomos për stomakun. Ju mund të hani diçka që nuk i bën mirë shëndetit tuaj, më 16 tetor.

Ju mund të merrni lajme të mira për situatën tuaj të jetesës, prona që mund të keni në pronësi apo me qera, ose rreth ndonjë anëtari të familjes kur Venusi merr disa vibrime të bukura nga Jupiteri, planeti i fatit të mirë në 26 tetor. Kjo ditë gjithashtu do të jetë fantastike për çdo lloj udhëtimi që do të ndërmerrni apo bisede me njerëzit që jetojnë jashtë. Nëse do të krijoni kontakte në këtë ditë, Jupiteri do të sjellë përfitime dhe do të përkujdeset për këtë marrëdhënie. Qarkoni datën 26 tetor si të artë.

Karriera juaj duket se do të sjell lajme shumë të mirë, sepse Hëna e Re në shenjën e Akrepit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve dhe do t’ju japë mundësinë më të mirë përgjatë gjithë vitit në profesionin tuaj. Neptuni, planeti i kreativitetit dhe imagjinatës do të jetë shumë i rëndësishëm këtë kohë, ndaj nëse punoni në fushën krijuese, ju do të punoni mjaft mirë. Sigurohuni që të shihni mundësitë për të ecur përpara, sepse ato që do të gjeni do të jenë më të mirat e 2016-ës.

Në çështjet e romancës, do të bëni më të mirën kur Venusi të shkojë në shenjën e zjarrit- Shigjetarin, nga 18 tetori deri më 12 nëntor.

Muaji tjetër do të jetë një muaj i rëndësishëm në jetën tuaj romantike, sepse Marsi do të hyjë në shenjën e Ujorit, nga 8 nëntori deri më 19 dhjetori. Në këtë kohë ju do të bëni që shumë koka të kthehen dhe do të keni një jetë sociale shumë të zënë. Jeta do të jetë plot diell dhe kjo është koha që ju të ndërmerrni iniciativa të mëdha e të rëndësishme. Vetëm apo në një marrëdhënie, ju do ta dashuroni praninë e Marsit te Ujori.

Tani për tani, kujdesuni për të gjitha ato që do të vijnë gjatë gjithë muajit, duke përfshirë edhe ndonjë udhëtim të mundshëm. Tetori është i përkryer për të hapur krahët dhe për të mësuar më shumë për botën, edhe nëqoftëse nuk lëvizni nga shtëpia. Një horizont më i gjerë ju pret tani dhe do të shihni shumë mundësi në çdo gjë që prekni. Tema kryesore e këtij muaji është të rriteni e të mësoni dhe duke bërë këtë ju do ta keni rrugën e drejtë.

Peshqit

Për një kohë të gjatë, ju është dashur të punoni me një besim të verbër që në fund universi do t’ju jepte një arritje dhe do të shihni që do të kompesoheni financiarisht në mënyrë që të kompesohet dhe reflektohet i gjithë përkushtimi që ju keni dhënë në karrierën tuaj. Koha juaj do të vijë në tetor. Këto lajme emocionuese do të vijnë si rezultat i një Hëne të Re të mrekullueshme, një ndër më të mirat e 2016-ës, dhe do të shfaqet në shtëpinë tuaj të 8-të të parave të njerëzve të tjerë. Kjo mund të nenkuptojë që ju do të merrni para jo si rritje page por përmes mënyrave të tjera.

Ju mund të merrni një paradhënie të madhe të hollash apo ndonjë liçensë apo komision, rimbursim tatimor, fitime të mëdha nga një investim biznesi ose para që mund të vijnë në formën e një kredie. Në këtë rast, ju mund t’ju miratohet një shumë e madhe me kushte të mira.

Gjatë vitit të kaluar, ju duket se keni bashkëpunuar me një person të tipit: agjent, partner biznesi, menaxher, publicist, dhe tashmë puna që bëni së bashku do të shpërblehet. Nëse jeni të martuar apo në një marrëdhënie të përkushtuar, ju tashmë mund të fitoni financiarisht nga partneri juaj.

Një Hënë e Re është aktive për 10 ditë, por është edhe më e fortë pas shfaqjes së saj, ndaj planifikojini veprimet tuaja që lidhen me paratë në fillim të tetorit. Duket, në këtë rast të rrallë, se e gjitha vjen vetë, por edhe astrologjia punon më mirë kur ju i ndërmerrni veprimet. Ju do të keni një shans të dytë për të marrë lajme të mira lidhur me paratë në 26 tetor gjithashtu, falë një lidhjeje të fortë të Venusit dhe Jupiterit në shenjën e Peshores.

Në mesin e muajit ju mund të keni një humbje finaniare në Hënën e Plotë më 16 tetor, kur lajmet mbi të ardhurat do të jenë përkohësisht shqetësuese. Mos lejoni që kjo t’ju brengosë, sepse të ardhurat tuaja të përgjithshme gjithsesi janë aq të forta jo vetëm për tetorin por madje edhe për një vit të tërë.

Ky muaj nuk do të jetë i gjithi i lidhur me paratë. Marsi do të jetë te Bricjapi gjatë gjithë muajit, deri më 8 nëntor dhe do t’i japë zemër jetës suaj sociale në një mënyrë që nuk e keni hasur gjatë gjithë vitit. Ju do të keni kohë për të parë miqtë, për të organizuar darka e festa dhe për t’u bërë bashkë, duke shtuar këtu edhe vizitat në muze apo aktivitete të tjera argëtuese.

Ju gjithashtu mund të doni të organizoni apo të shkoni në një party. Ju mund t’ju duhet t’i qëndroni pranë një miku tuaj (sidomos më 19 tetor) që do të dojë që të bëni për të diçka që ju nuk e dëshironi. Flisni sepse më vonë mund të pyesni veten se përse nuk thatë asgjë. Një mik i vërtetë do të vazhdojë të jetë i tillë edhe më pas!

Duke iu afruar edhe më shumë muajit, Hëna e Re e 30 tetorit do të sjellë një ndikim të fortë dhe pozitiv nga njerëz dhe vende të huaja për ju. Botimet dhe projektet e transmetimit do të jenë në mendjen tuaj këtë muaj. Gjithashtu, ju mund të intervistoheni për një kolegj apo shkollë pasuniversitare dhe nëse ndodh kjo, do të jetë koha e duhur për të nisur procesin. Shtëpia juaj e 9-të, aq me fat për ju për 10 ditët që pasojnë 30 tetorin, mbulon gjithë këto fusha.

Pa marrë parasysh se çfarë nisni në këtë Hënë të Re, ju do të jeni thellësisht të frymëzuar nga puna, sepse Neptuni- planeti i imagjinatës dhe sunduesi i shenjës së Peshqit , do të jetë në një kënd fanstastik me këtë Hënë të Re. Në të vërtetë, Hëna e Re e 30 tetorit ka emrin tuaj të shkruar në të, të dashur Peshq dhe do t’ju favorizojë ju mbi gjithë të tjerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here