Meta: Miratimi pa konsensus i reformës në drejtësi do të kishte hapur sherr, LSI faktor për stabilitetin e vendit

0
121

“Nëse reforma në drejtësi do të ishte miratuar pa konsensus, do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë”, kështu deklaroi kryetari i LSI, njëherësh kryetar i Kuvendit Ilir Meta.

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Durrës, kryeparlamentari vlerësoi LSI si një forcë politike që është faktor për stabilitetin e vendit.

Meta: Është një përkrahje dhe simpati që në radhë të parë mendoj se vjen nga mesazhi pozitiv i LSI si faktor stabiliteti. LSI ka treguar se është faktor për stabilitetin e vendit. Së dyti, LSI si mesazh pozitiv në bërjen e politikës që kërkon përmes bashkëpunimit, përmes dialogut, përmes arsyes, logjikës, qëllimeve të mira, ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve. Nuk është një forcë konfliktuale, e lodhshme, stresuese e kështu me radhë. Angazhimi ynë për konsensus për reformën në drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. Angazhimi ynë edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme ka qenë tregues i përgjegjshmërisë sonë.

Meta tha se në 2017 LSI do të jetë një garanci që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme

MetaForca e LSI-së mendoj se është tek mesazhi i saj pozitiv, është tek politika e saj me vendin tonë, është tek respekti për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme që ne jemi gjithnjë korrekt me ta dhe mbi të gjitha është tek rinia, tek pjesëmarrja e gjerë e saj. Ne jemi të përmbajtur dhe shumë të përgjegjshëm edhe në politikë. Sepse është e thjeshtë ta humbasësh qetësinë, të bësh një veprim të nxituar, por pastaj të duhet kohë për ta korrigjuar. Njerëzit duan besim, njerëzit duan seriozitet, njerëzit duan më shumë qëndrueshmëri. LSI është në një moment shumë pozitiv sepse është një forcë gjithnjë e qëndrueshme dhe në rritje. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme.

Ndërkaq, në fjalën e mbajtur në këtë takim  Meta kërkoi që kjo periudhë para zgjedhjeve të 6 nëntorit të shfrytëzohet për të përmirësuar përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet, ndërkohë që vlerësoi maturinë e LSI-së.

Meta: Të përqendrohemi te zgjedhjet e 6 nëntorit në LSI. Ta shfrytëzojmë gjithë këtë kohë derisa të zhvillohet Konventa, e cila do të zgjedhë ekipin e ri drejtues për të përmirësuar në funksionimin e LSI, në përfaqësimin e LSI si forcë qeverisëse, në përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet kombëtare dhe vendore. Kemi shumë për të dhënë si Lëvizje Socialiste për Integrim, si një forcë e re, por edhe si një forcë e pjekur, që ka nxjerrë mësime nga fushatat, nga përfaqësimi i saj i deritanishëm.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here