KQZ mbledhje për zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës

0
154

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar afatet e zgjedhjeve që do të zhvillohen për Bashkinë e Kolonjës.

KQZ shqyrtoi dhe miratoi:

–         Projekt-vendimin,  “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesëshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, që do të zhvillohen më datë 20 nëntor 2016”.

KQZ vendosi kwto afate proceduriale:

1.     Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 73, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 21 tetor 2016.

2.     Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.73, jo më vonë së data 1 nëntor 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, brenda 5 ditëve.

3.     Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.73, jo më vonë së data 11 nëntor 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave-ve, brenda 48 orëve.

4.     Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, jo më vonë se data 21 tetor 2016.

5.     Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, jo më vonë se data 25 tetor 2016.

6.     Për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin Bashkisë Kolonjë, Komiteti Nismëtar duhet të rregjistrohet në KZAZ-në nr. 73, jo më vonë se data 26 tetor 2016.

7.     Dokumentat e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.73, jo më vonë se data 28 tetor 2016. KZAZ-në nr. 73, bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi i kthen për plotësim. Dokumentat e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 orë nga riparaqitja e tyre.

8.     Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë, duhet të bëhet jo më vonë se data 4 nëntor 2016. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të huaj duhet të bëhet jo më vonë se 72 orë para datës 20.11.2016.

9.     Prefekti i Qarkut Korçë, i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 1 nëntor 2016. KQZ, cakton vendin e numërimit të votave jo më vonë se data 4 nëntor 2016.

–         Projekt-vendimin,  “Për caktimin e partive politike që do të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së nr. 73, për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016”.

–         Projekt-vendimin,  “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së Nr.73, për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here