Galaxy Note 7 i shkakton 3 milionë dollarë humbje gjigantit korean

0
115

Nuk ka dyshime që Samsung do të humb një numër të madh të hollash për shkak dështimit të Galaxy Note 7. Gjiganti korean ka njoftuar se pret që kjo të ketë ndikim negativ për 3 miliardë dollarë në të ardhurat e kompanisë gjatë tremujorit të katërt të këtij viti dhe tremujorit të parë të vitit 2017.

Fillimisht pritet një rënie prej 2.2 miliardë brenda tre mujorit të katërt të këtij viti, ndërsa 800 milionë dollarë të tjera pritet të ndikojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, shkruan portali arbresh.info. Por, Samsung shpreson që në tremujorin e dytë të vitit tjetër të rikthehet në këmbë nga dështimi i Note 7.

 

Megjithatë, me lansimin e Samsung Galaxy S8 do të kuptohet nëse tërheqja e njësive Note 7 do të ndikojë në shitjet e telefonit të ardhshëm.

Sipas raporteve të fundit, kompania tani do të fokusohet shumë në përmirësimin e sigurisë së telefonit për konsumatorët duke bërë ndryshime të dukshme në kualitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here