Siguria e informacionit/ Vjedhjet në banka, Shoqatat: Kemi marrë masa shtesë për kamerat dhe transportin e parave

0
178

 

Muaji Tetor është shpallur nga vendet e Bashkimit Evropian si muaji i sigurisë. Gjatë këtij muaji zhvillohet një fushatë, e cila ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin ndaj kërcënimeve të sigurisë

Bankat e nivelit të dytë kanë nisur që të forcojnë kriteret e sigurisë nisur nga ngjarjet e fundit të vjedhjeve në vend. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Komiteti për Sigurinë e Informacionit, më 13 Tetor 2016, organizuan Forumin për Sigurinë e Informacionit. Forumi u ndoq nga ekspertë të fushës nga bankat që operojnë në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Bankës së Shqipërisë, Shoqatës së Bankave të Kosovës, shoqërive të këshillimit, etj. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli u shpreh se tashmë është rritur monitorimi me kamerat e sigurisë,mënyra e transportit të parave por edhe ambientet e bankave të cilat i vlerësoi shpesh herë si godina të papërshtatshme.  “Është një nga drejtimet që po punohet, që duhet plotësuar kuadri ligjor dhe rregullator, për të vendosur standarde, për të përcaktuar se si duhet të jenë mjetet për distanca të gjata për distanca të shkurtra në varësi të sasisë, sepse po flasim për një vrull ndërtimesh që kanë ndodhur në vend pas viteve 90 dhe nuk është se të gjitha objektet janë projektuar që në fillim si banka, por janë përshtatur si të tilla. Dhe ka elementë të dobët” tha Brumbulli. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh se vëmendja dhe prioriteti i veçantë që po tregohet nga të gjitha institucionet shtetërore, publike dhe organizatat private për sigurinë ka të bëjë me të sotmen dhe të nesërmen e qytetarit si qendra e zhvillimit. Duke qenë se siguria e informacionit është një burim për risk sistematik, qëllimi i forumit është sensibilizimi për sigurinë dhe ndërgjegjësimi për të vepruar në botën elektronike njësoj si në botën reale. Siguria është nga ana e zhvilluesit dhe klientit, për të dhënat në transmetim dhe sulmet ndaj serverëve. Aktiviteti u organizua në tre seksione gjatë të cilëve të ftuarit diskutuan dhe debatuan në panele të ndryshme mbi sfidat më të fundit në fushën e sigurisë së informacionit dhe bankingut dixhital, evoluimin e rreziqeve në teknologji, procedurat e reagimit në kushtet e rreziqeve të reja. Muaji Tetor është shpallur nga vendet e Bashkimit Evropian si muaji i sigurisë. Gjatë këtij muaji zhvillohet një fushatë, e cila ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin ndaj kërcënimeve të sigurisë kibernetike dhe të ofrojë informacion mbi sigurinë, përmes edukimit dhe ndarjes së eksperiencës dhe praktikave më të mira. Ndërkohë bankat e nivelit të dytë kanë një sërë rezervash në lidhje me shoqëritë e sigurimit fizik dhe shërbimin që ato ofrojnë “Vendimi në Këshillin e Ministrave për t’u miratuar që të zgjidhi një ngërç që është krijuar në trajnimin dhe certifikimin të punonjësve të rinj, por janë vetë shoqëritë e ruajtjes fizike që duhet të bëhen promotorë të kërkesave që ata kanë” tha më tej Brumbulli.  Këto deklarata të përfaqësuesit të bankave të nivelit të dytë u bënë pas një forumi mbi sigurinë teknologjike dhe mashtrimet nëpërmjet internetit një problem që duket se nuk ka qenë shumë i përhapur në Shqipëri .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here