Horoskopi 14 tetor 2016

0

Kjo është çfarë thotë Horoskopi për ju sot.

Dashi 

Loading...

Ata që janë në një lidhje prej kohësh, por që ende nuk kanë ndërmarrë angazhime serioze, kanë për ta bërë sot atë. Gjithçka do jetë më ndryshe se më parë. Beqarët do fillojnë një lidhje serioze e cila ka për t’ua ndryshuar jetën rrënjësisht. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe më në fund gjendja do fillojë të stabilizohet dukshëm. Bravo për durimin dhe maturinë.

Demi 

Do keni divergjenca të shumta sot me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do preferojë të hapë rrugë. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu keni për të shkatërruar gjithçka. Beqarët do flirtojnë në çdo moment me disa persona, por nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar do luftoni fort me veten dhe do e mbani gjendjen të ekuilibruar.

Binjakët 

Ditë e mërzitshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni në humor dhe do e lini rutinën t’iu pushtojë. Asgjë e veçantë nuk pritët të ndodhë. Beqarët do marrin propozime pa fund. Shqyrtojeni me kujdes gjithçka e më pas të vendosni çfarë do bëjnë. Financat do jenë të mira për disa dhe delikate për disa të tjerë. Çdo shpenzim duhet bërë me maturi.

Gaforrja 

Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merrni propozime të mrekullueshme nga partneri dhe emocionet do jenë të shumta. Beqarët do bëjnë mirë të tregohen të arsyeshëm me shpenzimet sepse në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit. Sektori i parave do jetë i mbrojtur dhe nuk priten të papritura të pakëndshme në këtë plan.

Luani 

Do ndiheni gjithë kohës nën presion sot ju të dashuruarit sepse do ju kërkohet të bëni disa zgjedhje të vështira. Mendohuni disa herë para se të hidhni hapa. Beqarët do jenë me shumë fat dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Gjithçka do marrë një tjetër pamje. Gjendja financiare do fillojë dalëngadalë të konsolidohet falë kujdesit tuaj, por edhe falë ndihmës së familjarëve.

Virgjëresha 

Yjet do jenë të pozicionuara mirë sot në qiellin tuaj të dashurisë. Do merrni deklarata të forta nga personi që keni në krah të cilat do t’jua shtojnë dëshirën për të jetuar. Gjithçka do ju ndryshojë për mirë. Beqarët mirë është të mendohen disa herë para se të hedhin hapa në mënyrë që të mos lëndohen. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që kujdes me shpenzimet.

Peshorja 

Do jeni shumë më tepër tolerantë nga zakonisht sot ju të dashuruarit dhe do të afroheni edhe më tepër me personin që keni në krah. Marrëdhënia mes jush do jetë fantastike. Beqarët nuk duhet të nxitojnë për asgjë sepse në të kundërt mund të gabojnë dhe mund të lëndohen. Buxheti nuk do jetë i keq. Po arritët t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat gjendja do mbetet e kënaqshme.

Akrepi 

Do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër sot ju që jeni në një lidhje dhe mund ta kritikoni partnerin për disa gabime të bëra. Mbrëmja ka për të qenë e qetë. Beqarët do pëlqejnë edhe aventurat kalimtare nuk do jenë të fiksuar vetëm pas krijimit të një lidhjeje të qëndrueshme. Në planin financiar do jeni më të vendosur se kurrë që ta ndryshoni situatën. Do ja dilni mbanë me pak mundim.

Shigjetari 

Ditë e tensionuar do jetë kjo e sotmja për të gjithaë ata që janë në një lidhje. Nuk do ndiheni mirë për asnjë moment dhe mund të mendoni edhe për t’u shkëputur disa kohë nga njëri-tjetri. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me çdo mënyrë princin e kaltër. Ata do ja lënë çdo gjë kohës. Me shpenzimet tregohuni të matur sepse do keni probleme serioze më pas.

Bricjapi 

Ditë mjaft intensive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bini dakord me partnerin për të provuar eksperienca të reja të çmendura, por që do ju bëjnë të emocionoheni pa fund. Beqarët do e gjejnë partnerin ideal dhe do fillojnë një lidhje. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për shkak të menaxhimit shumë të mirë që do i bëni.

Ujori 

Urani do të jetë planeti që do të ndikojë më së shumti në jetën tuaj në çift dhe mund të sjellë disa probleme të vogla. Nuk do të jeni aspak tolerantë dhe kokëfortësia do të sjellë debate. Beqarët sado që do të mundohen ta bëjnë për vete një person që pëlqejnë nuk do t’ia dalin dot mbanë. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll kështu që gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit 

Do flisni hapur për çdo gjë sot me personin që keni në krah dhe do t’i sqaroni njëherë e mirë të gjitha pengjet që ju kanë mbetur nga e kaluara. Beqarët do e takojnë me në fund princin e tyre të kaltër dhe do të jenë gati të fillojnë menjëherë një lidhje me të. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe megjithatë yjet këshillojnë të mos kryeni investime të mëdha. Nuk është ende koha e përshtatshme.

Loading...

Lini nje pergjigje