Vuçiç ironizon Ramën, kryeministri: Kur të vijmë te Moska, fol ti!

0
251

Rama dhe Vuçiç kanë shkëmbyer batuta ndërsa bisedonin bashkë në Forumin për Sigurinë në Beograd. Vuçiç foli për akuzat që i bëhen në Serbi se me humbjen e zgjedhjeve nga Angela Merkel në Gjermani, do të humbë edhe mbështetja e tij në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit serb, sulmet ndaj tij janë pasojë e dyzimit të Serbisë mes Perëndimit dhe Lindjes. Ndërkohë ka ndërhyrë Edi Rama që ka thënë se zgjedhjet në Gjermani do t’i fitojë Merkel, kurse Tramp do të humbë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë një moment që Vuçiç e shfrytëzoi për të bërë ironi: “Ja shikoni, ai e di. Unë nuk e di rezultatin. Ai e di!” tha Vuçiç me ironi për Ramën të cilin disa kohë më parë e quante “lider botëror”. “Kur të vijmë të Moska, fol ti” ishte përgjigjia e Ramës, që gjeti rastin për të ironizuar “dy dashuritë” e Beogradit.

Video:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here