Mjaft lehëm!

0
226

Mjaft lehëm!

Solidarizohem tërësisht me drejtuesin, producentin dhe rregjizorin e emisionit Publicus, në Tv Vizion Plus, Artan Rama, që nuk e njoh fare personalisht,

i censuruar,
i flakur tej,
i fyer,
i dëmtuar profesionalisht,
i masakruar në nderin e vet profesional,
për shkak se guxoi të bënte gazetari investigative dhe sapo ta gërvishte pak sistemin korruptiv pushtetarë-biznese të paqarta dhe me hije që sjellin vdekje individësh, por edhe po na vdesin të gjithëve kolektivisht, po na helmojnë, kancerizojnë, na trajtojnë si kavje, skllevër, qenër rrugësh.

Unë jam i bindur se edhe drejtuesit e televizionit, njerëz seriozë në punë të tyre, kanë pasur presione. Edhe ata duhen mbrojtur në mënyrë që shkopinjtë që bien mbi ta të mos i hedhin mbi trupa dhe koka gazetarësh.

Prandaj, ne duhet të mbrojmë gazetarin, por edhe të çlirojmë median nga presionet e të fortëve që nuk ka zinxhir që i lidh për t’i mbajtur brenda formatit “shërbëtor i qytetarit”. Disa prej tyre sillen si kapobanda dhe sikur janë mbi ligjin! Nuk ka sekretar partie, kryetar bashkimesh profesionale, grup kontrolli puntor e fshatar, që i mban për zverku edhe sikur të ishin në kohën e diktaturës që e kanë nostalgji.

U bëj thirje

qytetarëve,
gazetarëve,
pedagogëve të gazetarisë,
intelektualëve,
të rinjve,
studentëve
të shprehin solidarizimin me këtë thirrje që do t’iu drejtohet drejtuesve të TV Vizion Plus,
një media me autoritet të padiskutueshëm,
që t’i mbështesim ata për të mos u dorëzuar përpara presioneve që u janë bërë për ta masakruar profesionalisht, moralisht, shpirtërisht, financiarisht, gazetarin investigativ
Artan Rama!

Solidarizojuni duke bërë like në këtë tekst!

Unë sot nuk jam Artan Fuga, por jam Artan Rama!

Përndryshe, jemi zhgënjyes të gjithë dhe vlejmë më pak se një qen rruge i vaksinuar nga bashkia !

Kanë të drejtë pastaj kur na thonë se ne vetëm lehim!

Mjaft lehëm!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here