Krijimi i një feje të re botërore. Me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol

0

graili-shenjte

Loading...

Përse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?

Duhet të jetë krijimi i një feje të re botërore – me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol. Simboli i një rendi të ri arian. Forcë mitike, fuqi dhe pavdekësi – këtë premton legjenda për ata që gjejnë Gralin e Shenjtë. Thuhet se përmban gjakun e Krishtit, që e derdhi kur vdiq në kryq. Seriozishte e kishin? Hitleri si Mesia? Eshtë e pabesueshme, por pikërisht këtë shpresonin disa nazistë dhe kjo është arsyeja përse zyrtarë të lartë të Rajhut të Tretë pajtuan specialistin e Gralit, Otto Rahn, që të ndihmonte për kërkimet. Rahni zbulon disa shpella në Rennes-le-Chateau në jug të Francës, ku një prift pretendon se ka gjetur Gralin e Shenjtë. Por në vitin 1939, përpara se Rahni të gjejë më shumë, ai vdes në rrethana misterioze. Nazistët vazhdojnë kërkimet. Aq të bindur janë se do të gjejnë Gralin, saqë bëjnë plane për ngritjen en jë kështjelle ku ta vendosin – Vevelsburg planifikohet të restaurohet dhe do të bëhej kompleksi më i madh i kështjellave në Europë. Eshtë një sipërmarrje gjigande dhe HItleri i jep udhëheqësit të SS, Heinrich Himmlerit mbështetje të madhe financiare për ta bërë pallatin, “Qendër të Botës”. Modeli i Hitlerit është Kisha Katolike, fuqia dhe ndikimi i të cilës e ka magjepsur prej një kohe të gjatë. Ai e sheh Vevelsburgun si Vatikanin e SS-ëve dhe përfshin një tempull për Gralin e Shenjtë. Ndërkohë, kërkimi vazhdon. Për shumë historianë sot, kërkimi i Hitlerit për Gralin ishte vetëm një mashtrim. Për regjimin nazist do të kish qenë goditja finale e propagandës për t’i paraqitur botës Gralin e Shenjtë – qoftë nëse ishte i vërtetë, qoftë i rremë. Shumica besojnë se Hitleri ishte i interesuar jo në vetë Gralin, por në idenë që ai përfaqësonte. Ai donte ta ri-interpretonte legjendën si një instrument pushteti që do i jepte atij statusin e legjendës së pavdekshme. Në fund, gjithë sa mbeti nga i vetëshpalluri Mesia ishte një kufomë në bunkerin e tij në Berlin. Dhe sot, Grali i Shenjtë mbetet ashtu si ka qenë gjithmonë – një legjendë.

Komandanti famëkeq i Hitlerit që vrau nazistët për Izraelin

Në vitin 1962, Otto Skorzny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holaustin në Izrael. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,Skorzeny cilësohej nga aleatët si “njeriu më i rrezikshëm në Europë” dhe jo më kot. Ai ishte ideatori dhe realizuesi i një sërë operacionesh gjakatare në prapavijën e tyre në Itali dhe Francë, përfshirë këtu operacioni për lirimin e Musolinit. Kur vizitoi memorialin kushtuar viktimave të Holokaustit, kishte disa vite që po i arratisej drejtësisë. Ai bënte pjesë në listën nazistëve që po gjykoheshin në procesin e famshëm gjyqësor të Nurembergut. Fati kishte rezervuar të tjera plane për të. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad. Pikërisht gjatë kësaj vizite ai u rekrutua prej këtij shërbimi dhe besohet se në vitet në vazhdim ka dhënë informacione të rëndësishme mbi vendndodhjen dhe rolin e kryer gjatë Luftës të ish-udhëheqësve naziste që ishin në arrati. Përveç kësaj, në periudhën kur Skorzeny u rekrutua Izraeli ishte në luftë për mbijetesë. Në jug, kishte armikun më të fuqishëm, Egjiptin, i cili nga ana e tij kishte nisur përpjekjet për të rekrutuar inxhinierë dhe shkencëtarë nazistë të luftës. Pikërisht këtu nis detyra e re e Mossad. Shërbimi izraelit i inteligjencës nisi të veprojë për të parandaluar rekrutimin. Metodat e përdorura ishin shantazhi, kërcënimet dhe kur këto nuk funksiononin eliminimi fizik. Por që t’u afrohej këtyre inxhinierëve dhe shkencëtarëve që mbroheshin fort nga autoritetet egjiptiane duhej një njeri i brendshëm dhe njeri i brendshëm ishte Skorzeny. Në 2015, Haaretz publikoi një artikull me intervista të ish-agjentëve të Mossad, që kanë folur në kushte anonimati. Ata konfirmojnë se Skorzeny ka bashkëpunuar me ta dhe në më shumë se një rast ka ekzekutuar personalisht ish-miqtë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Skorzeny, në autobiografinë e tij mohon të ketë bashkëpunuar me Mossad, e po ashtu edhe agjencia izraelite e spiunazhit. Vetëm së fundmi kanë rinisur të qarkullojnë tezat e këtij bashkëpunimi, që përforcohet edhe me faktin se ish-nazisti u deklarua njëherë i vdekur në Spanjë gjatë një atentati. E vërteta do të dilte në vitin 1975, kur do të mësohej se ai nuk kishte vdekur në asnjë atentat, por ndërroi jetë nga kanceri pikërisht në këtë vit dhe u varros në vendlindjen e tij në Austri nga miqtë naziste dhe me nderimet naziste.

 

Loading...

Lini nje pergjigje