Gjykata e Lartë kthen në detyrë Elvis Rroshin, hiqet arresti shtëpiak për kryebashkiakun e Kavajës

0
126

Gjykata e Lartë ka vendosur dje rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Ky i fundit prej muajsh qëndronte në arrest shtëpie pas hetimeve të prokurorisë mbi formularët e dekriminalizimit, pasi akuzohet se ka gënjyer me të dhënat e vendosura aty. Por avokati i tij i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të ndryshojë masën e arrestit dhe dje u vendos që Roshi të ketë vetëm detyrim paraqitje. Ky vendim i gjykatës ka rrëzuar prokurorinë e cila kërkoi lënien në fuqi të arrestit në shtëpi pasi, sipas akuzës, ata janë në pritje të letër porosive nga Gjermania për të hetuar nëse Rroshi ka gënjyer apo jo në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit. Vetë Roshi nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati Theodhori Sollaku.

Katër muaj më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Roshit për heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’.  Ndaj kryebashkiakut të Kavajës rëndon akuza e fshehjes dhe mosdeklarimit të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur kështu ligjin e dekriminalizimit. Gjykata e Shkallës së Parë caktoi “arrest shtëpie”, vendim që u rrëzua nga Gjykata e Lartë. Kryebashkiaku i Kavajës pak kohë më parë u ndalua nga prokuroria, me argumentin se ka fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Roshi ka qenë ndër zyrtarët më të akuzuar nga PD për lidhje kriminale. Nga hetimet që zhvilloi prokuroria zbuloi se ai kishte mbajtur disa emra të rremë, si dhe ishte proceduar në Itali, të dhëna këto që ai i kishte fshehur. Nga ana tjetër interesant është fakti se vetë Rroshi njoftoi dorëheqjen nga posti, por më pas ndryshoi mendje. Rasti i Rroshit tregon edhe një herë dështimin e ligjit të dekriminalizimit. Përveç disa këshilltarëve bashkiakë që janë dorëhequr, askush tjetër nuk është penalizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here