Gazetari Buzhala, Ramës: Merru me kanabis dhe plehra, nuk e njeh Kosovën ti

0
218

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi dhe takimin e tij me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç. “Amani të koftë mos fol në emën temin” shkruan Buzhala duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar, që temë të takimit ka marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Buzhala kutjon takimin që Fatos Nano ka pasur në Kretë me Millosheviçin dhe nga ku doli me deklaratën “Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi”.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin. Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për “raportet shqiptaro – serbe”. Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.

Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro – serbe. Pas takimit tha, atëbotë: Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi.

Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here