Dënohet ‘babagjyshi’ Ilir Kupa dhe banda e tij

0
537

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet burg Ilir Kupën, i konsideruar si kapo i një grupi të strukturuar kriminal, të njohur si “Babagjyshët”, të akuzuar për “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Ilir Kupa do të qëndrojë në qeli vetëm 23 vjet e katër muaj. Krimet e Rënda kanë dhënë gjithashtu vendimin për grupin e strukturuar kriminal që drejtohej nga Ilir Kupa. Prokuroria kërkoi 35 vite burg për Agustin Sulën, por ai ka përfituar ulje dënimi në 9 vjet burg pasi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Gjithashtu Sula do të përfitojë edhe nga gjykimi i shkurtuar, dhe për pasojë do të qëndrojë në burg vetëm 6 vjet. Julian (Enea) Qerrushi u dënua me 24 vjet burg, por do të vuajë vetëm 16 vjet, pasi gjithashtu përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Anëtarët e tjerë të grupit, Hajdar Sefa, Mark Shpendi, Edmond Selala do të qëndrojnë në qeli përkatësisht 14.8, 16 dhe 8.8 vite. Në bazë të hetimit, organi i akuzës ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale. Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here