Aksidenti tragjik/ Kush ishte Dashnor Deliallisi, “kamikazi shkatërrues” me precedentë penalë

0
522

Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi është shkaktari i aksidentit, që tronditi mëngjesin e sotëm, qytetin e Durrësit, por jo vetëm. Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me një automjet tip Benz, aksident nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen.

Por kush ishte Dashnor Deliallisi? Sipas burimeve zyrtare, Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”. Në momentin e aksidentit ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, por ende nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, përsa i përket analizave toksikologjike, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sipas burimeve të “Durrës Lajm”, Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here