“Si e gjeta foshnjen të braktisur në mes të shiut, qante nga uria” (VIDEO)

0
334

Një foshnje 1-muajshe e seksit femër është gjetur dje pasdite e braktisur në kryeqytet në rrugën “Arkitekt Sinani”. Foshnja u gjet nga shtetasja Fatbardha Zerani, pranë pallatit me nr 228 në rrugën ‘Arkitekt Sinani’.
Ajo po dilte bashkë me dy vajzat e saj në një kafene pranë shtëpisë së tyre.Gruaja që e gjeti foshnjën është shprehur:

”Ishte ora 8, derisa erdhën ato. Morëm policinë, pas policisë erdhi dhe ambulanca. Ta çojmë në maternitet thashë, merreni se nuk kam ku ta çoj unë e shpëtova për momentin se ndonjë qen apo mace mund ta hante. Fëmija ishte mbështjellë dhe qante se e kishte marrë uria për të ngrënë. Shi ishte, ishte lagur fëmija.”

Ata kanë njoftuar policinë ku kjo e fundit pasi ka marrë fëmijën e ka dërguar atë në maternitetin “Mbreteresha Geraldine’.

Materniteti

Foshnja është dërguar në maternitetin “Mbreteresha Geraldinë”, ku po kurohet për ftohje. Burime nga materniteti bëjnë të ditur se bebja ka ftohje në mushkri e shkaktuar ekspozimi disa orë në temperaturat e ftohta. Megjithatë, mjekët e maternitetit shprehen se, foshnja 1-muajshe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po trajtohet në reanimacionin e maternitetit. Ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm”, thanë mjekët. Të pyetur nëse ndonjë familjar është interesuar për beben, mjekët ngrenë supet.“Askush nuk ka ardhur në maternitetin tonë të pyesë. Asnjë familjar, askush”.

Policia

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë duke kërkuar për prindërit biologjik të bebes, apo ndonjë të afermi. Nuk dihen ende arsyet se përse bebja është braktisur në rrugë. Hetuesit dyshojnë se fëmija mund të jetë lënë pasditen e të martës nga nëna e saj, pranë një makine dhe më pas është larguar.  Policia po verifikon tashmë edhe informacione mbi fëmijët e lindur në maternitet gjatë kësaj periudhe, për të zbuluar identitetin e nënës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here