Standard.al

Peugeot 3008 së shpejti edhe me versionin më të fuqishëm (FOTO)

0

Peugeot 3008 i gjeneratës së dytë së fundi e pati premierën zyrtare, por francezët tashmë e paralajmëruan edhe versionin me performanca më të fuqishme. Përkatësisht bëhet fjalë për atë që modelit 3008 t’i shtohet edhe versioni GTi.

Marrë parasysh që gjenerata e dytë e këtij modeli gjendet “mbi” platformën EMP2, njëjtë do të jetë edhe për 308 GTi, ndërsa nën kapakun e përparmë për këtë version të fuqishëm do të jetë në dispozicion motori me katër cilindra 1.6, i cili në modelin “normal” i zhvillon 250 dhe 272 kuaj fuqi si dhe 330 Nm, transmeton “Zëri.info”. Përshpjetimin deri në 100 km/h e arrin për 6.2 sekonda, përkatësisht 6 sekonda.

Edhe nëse e merr dritën e gjelbër, Peugeot 3008 GTi, në treg nuk do të gjendet deri në vitin 2018. Momentalisht versioni më i fuqishëm i modelit 3008 është ai 3008 GT me motorin turbo me naftë me vëllimin 2.0 l, i cili i zhvillon 180 kuaj fuqi.

202122

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.