Kriza politike në Maqedoni, partitë kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit

0
204

Partitë politike në Maqedoni kanë kërkuar sot shpërndajen e Parlamentit. Fillimisht kjo kërkesë u bë nga LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit në Parlament. “Si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ne deputetët jemi të detyruar të tregojmë se mbetemi në pozicionet e rëna dakord në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe sigurojmë mirëqenie për qytetarët e Maqedonisë. Çdo përpjekje për të vonuar shpërndarjen e Parlamentit nga shumica OBRM-PDUKM dhe BDI, do të jetë një dëshmi se qeveria e Nikolla Gruevskit dëshiron të shpëtojë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit”, ka thënë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski. I pyetur se çfarë do të bëhet me ligjet e PSP, në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur dhe njësinë e gjashtë, Sugareski tha se “për të gjitha këto çështje lirisht të hartojnë partnerët e koalicionit një propozim, në bazë të shumicës të cilët e kanë në këtë Kuvend, mund ta fusin në Axhendën e sotshme dhe të gjitha këto probleme të zgjidhen dhe në mesnatë Kuvendi të shpërndahet”. Sakaq, OBRM-PDUKM ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë, duke deklaruar se shpresojnë që Zoran Zaevi nuk do të ikë nga zgjedhjet. Kjo parti propozon që sot, në ora 17:00 Kuvendi të caktojë seancë për buxhetin e vitit 2017, që do të garantojë pagesën e rregullt të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale dhe pagesën e nevojave tjera të qytetarëve. Ndërkaq, si pikë e dytë e rendit të ditës, propozohet të jetë pikërisht shpërndarja e Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here