I vjedh shokut 60.000 euro në makinë, në kërkim hajduti 27 vjeçar nga Durrësi

0
171

Një shumë e konsiderueshme parash janë vjedhur në orët e para të ditës së sotme, ku pjesë e kësaj skeme ka qënë një person. Një 41 vjeçar është vjedhur nga shoku i tij, teksa ndodheshin të dy në një mjet.

Vjedhja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, rreth orës 00:20, në lagjen Nr.5, ku një person i identifikuar nga policia tashmë, i ka vjedhur 60.000 ruro shtetasit A.M., 41 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash, teksa hajduti ka shfrytëzuar momentin që shoku i tij, personi i grabitur ka dalë nga mjeti i tij tip Benz, me targa AA 609 BD.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për kapjen e shtetasit K.O., 27 vjeç, banues në Durrës.

“Shtetasit e mësipërm kanë qenë të dy në mjet dhe kur A.M., ka dalë për një moment nga mjeti, pretendon se shumën e parave i’a ka marrë shtetasi K.O”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here