Gjykata lë në burg “tutorin” që joshte me “Porsche” , vajza tërheq kallëzimin: E bëra nga xhelozia

0
261

Dario Prifti i dyshuar nga prokuroria për “trafik të qenieve njerëzore” dhe “trafik të prostitucionit”, është paraqitur sot para gjykatësve te Krimet e Rënda. Por avokati i tij mbrojtës ka depozituar gjatë seancës një deklaratë noteriale të kallëzueses, ku ajo tërhiqet nga kallëzimi. Por sipas avokatit Detar Hysi, mbrojtësi ligjor i të dyshuarit Prifti, kallëzuesja e ka bërë kallëzimin ndaj Priftit për shkaqe xhelozie. Ndaj avokati ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. “Prokuroria ka vepruar në tejkalim të kompetencave, duke dhënë një urdhërndalimi verbal”, ka pohuar avokati Hysi në seancë. I riu Prifti u arrestua pak ditë më parë pas kallëzimit të një shtetaseje, se ai e kishte joshur për ta trafikuar. Por në deklaratën e administruar si provë, kallëzuesja ka pohuar para një noteri se e ka bërë kallëzimin ndaj Priftit për shkaqe xhelozie, pasi ishte kundër përfundimit të marrëdhënies disavjeçare mes tyre. Nga ana tjetër, në seancë është theksuar edhe fakti se dy automjetet luksoze “Porsche Cayene” dhe “Ferrari” të sekuestruara pas arrestimit të Priftit nuk i përkisnin atij, por dy personave të tjerë, miq të tij, nga Durrësi dhe Laçi. Por pavarësisht kësaj, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dario Priftin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here