Arditi, armiku Publicus

0

Nga Ben Blushi

Loading...

Duke pare Publicus e kuptova pse eshte ndaluar te transmetohet:sepse deshmon se si shteti I therret femijet per te mbledhur mbetjet tona dhe nuk I mbron me pasi vdesin per shkak te punes.Kjo mizori eshte rrenqethese.Ardit Gjoklaj ka humbur jeten duke punuar ne nje territor publik qe administrohet nga nje kompani private me lejen e shtetit.Per turpin e vet shteti thote qe jo vetem nuk ka pare Arditin te vdese por nuk ka pare edhe emsionin qe eshte bere per vdekjen e tij.Nese Tirana eshte qyteti I rilindur qe pretendohet se eshte ne Sharre do kishte patur ndricim te detyrueshem dhe Arditi nuk do ishte shtypur ne erresire nga eskavatori qe mblidhte plera.Nese reforma e sigurimeve shoqerore do kishte funksionuar Ardit Gjoklaj do kishte kontrate sigurimi dhe familja e tij duhej te demshperblehej nga kompania.Nese martesa e plerave mes Rilindjes dhe PD nuk do ishte celebruar ne fushen è Sharres atehere nuk do ishte e njejta kompani ajo qe mblidhte mbetjet.Nese industria e riciklimit,per shkak te presionit te shtetit,do shtonte kostot e detyrueshme,athere ne Sharre do kishte ndricim dhe Arditi do ishte I siguruar.Nese bashkia do I shiste mbetjet tona me vleren e tregut atehere do kishim parate e mjaftueshme per te ndare mbetjet ne burim ne menyre qe Arditi te mos vdiste duke I ndare ne erresiren e Sharres dhe kazanet e Rilindjes te mos e lejonin importin.Nese qeveria nuk do ishte me industrine por me Arditin natyrisht qe Sharra do ishte nje vend pune dhe jo nje varreze,plerat do ishin mbetje dhe jo ndotje dhe Publicus do ishte transmetuar dhe Alida Tota nuk do ishte pushuar nga puna.Nese mediat nuk do ngopeshin ne kazanin e qeverise atehere ne ekran nuk do dilnin vetem te pasurit qe blejne mbetje por edhe te varferit qe vriten duke I mbledhur.Shikojeni Publicus.Nuk deshmon vetem nje vrasje ne pune por me shume se kaq:se si shteti tradhton per dite ata qe skane dhe si I sherben cdo nate atyre qe kane.
Ja pse shteti po e trajton Arditin si armik publicus!


Shiikoni videon ketu: http://youtu.be/xMW6_Gn2VXo

Loading...

Lini nje pergjigje