Yahoo përfshihet sërish në skandale, skanon në fshehtësi e-mail-et

0
145

Pak kohë më parë gjigandi botëror yahoo u përfshi në një skandal të hakimeve. Nga severate kompanisë u vodhën më shumë se 10 milion e-maile dhe të dhëna të përdoruesve. Por pa u mbyllur mirë çëshjta e parë për yahoo janë hapur të tjera skandale.  Së fumdi është publikuar një raport në të cilin implikohet kompania Yahoo. Nëse zotëroni një llogari në Yahoo, duhet të largoni sa më shpejt pasi mesazhet tuaja skanohen nga kompania. Kjo është një arsye më shumë për të hequr dorë e për t’iu drejtuar ofruesve të tjerë të komunikimeve përmes postës elektronike. Një raport i publikuar së fundmi tregon se “Yahoo” ka skanuar në mënyrë sekrete miliona llogari “e-mail”-i të përdoruesve të saj në favor të qeverisë amerikane. Edhe pse më parë kishte premtuar se mesazhet nuk ruhen dhe nuk mund të ndërhyhet në to përsëi kompania ka gënjyer.  Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar se gjiganti i elektronikës ka krijuar një program special vitin e kaluar, për t’iu përshtatur apo për të qenë në përputhje me kërkesën e klasifikuar të Shteteve të Bashkuara. Akuzat vijnë më pak se dy javë pasi vet “Yahoo”-ja bëri të ditur se “hacker”-at (piratët kibernetikë) kishin vjedhur të dhënat e shumë prej përdoruesve të saj, pra duket se siguria në këtë kompani ka rënë shumë.  Aktualisht, “Yahoo”-ja është në një proces shitjeje të “Verizon Communications”, pas një marrëveshjeje paraprake prej 4.8 miliardë dollarësh. Ndaj dhe rrjeti në fjalë refuzoi të jepte një shpjegim mbi raportin e publikuar. Agjencia e lajmeve bëri të ditur gjithashtu se programi në fjalë kishte skanuar një sërë karakteresh brenda të gjitha “e-mail”-eve të ardhura, por shton se nuk ka mundur të përcaktojë se çfarë informacioni iu është ofruar kërkuesve. Madje, nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë edhe nëse kompani të tjera të tilla kanë marrë apo jo të njëjtën kërkesë. Për kompaninë ky lajm është një tjetër këmpanë për shkeljen e sigurrisë hde kontratës më përdoruesit për mos përdorim të e-mail-eve të tyre. Yahoo edhe pse është një kompani shumë e madhë përsëri ka pasur shumë probleme më herët me sigurinë dhe nuk ka mundur dot që ti zgjidh. Edhe pse Yahoo, ka pasur probleme përsëri përdoruesit e saj janë shtuar dhe nuk kanë hequr dorë, pasi përveç postës eletronike yahoo është edhe një agjensi lajmesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here