Vetingu/ Si do të bëhet deklarimi dhe kontrolli i pasurisë

0
247

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) publikoi dje udhëzimin për mënyrën se si do të bëhet deklarimi i pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve pas miratimit të ligjit të vetingut.

Kontrolli i pasurisë është një prej tre drejtimeve në të cilën do të rivlerësohen gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve; ndihmësit e tyre ligjorë; si dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vlerësimi i figurës dhe ai profesional janë dy drejtimet e tjera që plotësojnë procesin e rivlerësimit.

Më poshtë po shpjegojmë mënyrën se si do të bëhet kontrolli i pasurisë:

  • Çdo subjekt do t’i nënshtrohet vetëdeklarimit dhe pastaj kontrollit të të gjitha pasurive të tij dhe të personave të lidhur me të (familjarëve direkt).
  • Subjektet kanë 30 ditë afat, duke nisur nga dita e publikimit të udhëzimit, për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit për vete dhe personat e lidhur.
  • Subjekti duhet të justifikojë pasuritë e tij mbi bazën e burimeve të ligjshme. Burime të ligjshme do të konsiderohen vetëm të ardhurat e deklaruara, për të cilat janë paguar taksat.
  • Subjekti duhet të paraqesë dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit. Kjo vlen dhe për personat e lidhur me subjektin.
  • Çdo pasuri e paluajtshme, e regjistruar ose jo, duhet të shoqërohet me dokumentacionet ligjore, kontratat e blerjes apo sipërmarrjes dhe me certifikatat që parashikon ligji.
  • Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, individi paramendohet fajtor dhe përjashtohet nga sistemi, nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën.

Në procesin e vlerësimit barra e provës i takon subjektit që rivlerësohet—pra ai paramendohet fajtor për çdo dyshim dhe duhet të provojë vetë të kundërtën—në ndryshim, nga parimi i paramendimit të fajësisë që zbatohet për çdo qytetar.

 

Exit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here