Veliaj reagon për mbylljen e emisionit në Vizion Plus, vdekjen e Arditit e quan “histori e shpikur”

0
175

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për mbylljen e emisionit Publicus në Vizion Plus, i cili do të transmetonte një investigim mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt këtë të dielë. Veliaj betohet se kurrë nuk ka kontaktuar me Vizion Plus për emisionin, por mes rreshtave nuk i reziston tundimit për ta sulmuar atë, duke dalë zbuluar.

“Me nje mori punesh qe ka Tirana, as nuk kam kohe e as interes te merrem me çdo histori qe shpiken ne dhoma montazhi, seli partie e duzine portalesh prane tyre”shkruan Veliaj që megjithëse tregon se nuk e ka parë emisionin, e quan atë një histori të shpikur.

Në fakt për këtë histori, Erjon Veliaj është i dyshuari kryesor në Bashkinë e Tiranës. Pavarësisht se hetimet knë nisur prej kohësh, ai nuk ka dorëzuar asnjë dokument mbi procedurat që ndoqi për t’ia lënë në menaxhim landfillin Edurim Teqes.

Veliaj përpiqet të fshihet pas konfliktit me Partinë Demokratike në përgjigjen që i ka dhënë akuzave për mbylljen e emisionit ën Vizion Plus, si rasti i dytë kur gazetarët bien viktima të frikës që ka kreu i bashkisë për hetimet mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt.

REAGIMI I ERJON VELIAJT

Jam informuar dje nga nje deklarate e Partise Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e rradhes – thuajse te perditshme – kesaj here per nje emision te patransmetuar ne Vizion Plus.

Me nje mori punesh qe ka Tirana, as nuk kam kohe e as interes te merrem me çdo histori qe shpiken ne dhoma montazhi, seli partie e duzine portalesh prane tyre.

As nuk e kam pare emisionin, as nuk i njoh gazetaret, e as kam kontaktuar KURRE me Vizion Plus.

Sfidoj kedo qe ben gazetari te mirefillte te provoje te kunderten!

Por kushdo qe me njeh, e di se sa i fokusuar jam ne punet e Tiranes e sa nuk harxhoj kohe fare me litanine e perditshme te PD e mercenareve te tyre – se besoj se qyteti ndertohet me pune, jo me helm!

Sigurisht qe per PD e shpuren e tyre, humbja e Tiranes –  pa lene asnje gjurme gjate qeverisjes – eshte nje parathenie e humbjes se 3-te rrjesht pas pak muajsh. Por ky nuk eshte problemi im e i Tiranes, njerezit duan pune konkrete e jo baltovine konstante! Te akuzosh te tjeret pa asnje prove per dicka qe sistematikisht e ke bere vete 8 vjet eshte menyra me naive se si te vetediskreditohesh!

Ne 1 vit, Tirana ka hapur 100 kantiere pune – ka me shume rruge, shkolla, kopshte, cerdhe e kende lojrash! Ka sot nje jete artistike, kulturore e turizem te paprecedente me pare. Ka nje Bashki me 3 turne ne pune dhe nje qytet me te paster, me te ndricuar e me te gjelber. Sado te perpiqen me histeri e kuje nuk bindin dot 1 milione deshmitare te ketij ndryshimi frymezues per qytetin e me jehone ne gjthe rajonin.

Une do shqetesohem realisht kur te vije dita qe PD e portalet e saj te mos sulmojne – aty do kuptoj qe s’kemi punuar mjaftueshem ate dite e qe duhet te perpiqem me shume! Por per sa kohe batareja e ligesise nuk ndalet, atehere jemi ne rruge te mbare!

Tani ju lutem na lini te punojme, ndersa ju vazhdoni punen tuaj te shpifjeve dhe sulmeve si cdo dite keto 13 muaj. Me shprese, tek e treta e verteta – humbja e ardhshme – do kuptoni se kjo kulture e shemtuar nuk solli dobi as per ju, se per vendin jo e jo! Puna or miq ju nxjerr ne drite, jo cezma e helmit, sajesave e trillimeve! Ju vazhdoni me sterkembshat, por jua them fort e qarte – TIRANA NUK NDALET!

Me e mira eshte perpara dhe do ta arrijme me 1 milione zemra te tjera me pune te palodhur, optimizem kronik e fokus tek qyteti! Falemnderit”, thotë Veliaj në reagimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here