Prodhuesit e makinave me histori më shumë se 100 vjet

0
455

opel-insignia slider-2 vojenska_tatra

Edhe pse lista e markave të makinave është shumë e gjatë, jo të gjitha kanë shumë histori. Shumë marka kanë pak vite në tregun botëror, por disa të tjera kanë më shumë se 100 vjet. Më posht po ju tregojmë disa nga markat të cilat kanë një histori mbi 100 vjeçare.

1 OPEL

Si shumë kompani te tjera që prodhonin vetura, kur Opel hapi dyert e kompanisë në Gjermani në vitin 1863 prodhonte vetura.  Opel ne atë kohë prodhonte makina qepëse, biçikleta dhe pastaj në vitin 1899, filloj te prodhonte vetura. Opel ne atë kohë ishte vëllazëruar me kompaninë Franceze “Darracq” e cila prodhonte karroca.  Ne vitin 1902, Opel tani më kishte shume besim qe ta ndërtonin veturën e parë, dhe me ketë debutuan ne Hamburg Motor Shoë, mirëpo me ketë Opel pothuajse ndaloj prodhimin e makinave qepëse, por jo përderisa kjo fabrike u dogj tërësisht.  Pas rindërtimit te fabrikës, Opel ndaloj se prodhuari makinat qepëse, dhe u koncentrua vetëm ne prodhimin e veturave. Në vitin 1913, ata ishin kompania me e madhe qe prodhonin vetura në Gejrmani, dhe ne vitin 1930, ata ishin kompania e cila kishte prodhuar më së shumti vetura në Evropë.

2 FIAT

Në një kohë kur industria ishte e mbushur me ëndërrues,  njerëz te flakët, dhe me krenari te madhe familjare, FIAT nuk benë pjesë në asnjërën nga këto.  Fillimisht është themeluar në vitin 1899, jo nga një njeri me vizion, jo nga një inxhinier Italian qe ka shumë guxim, jo nga një biznesmen qe do para, mirëpo FIAT ishte themeluar nga një bord drejtorësh.  FIAT ne gjuhën Latine do te thotë “Le të bëhet” mirëpo, realisht FIAT është shkurtesë e Societa Anonima Fabbrica Italiana Automobili Torino – S.A FIAT.

3 TATRA

Nëse dikush nga ne i kujton Tatra-t, nëse me të vërtet dikujt i kujtohen ato, na shkon mendja tek filmat e vjetër me spiunë Gjermanë të viteve të 60-ta.  Në vitet e 60-ta, kjo kompani realisht ishte e vjetër me shumë se 100 vjet. Është themeluar në vitin 1850 ne Republikën Çeke dhe aso kohe prodhonte karroca. Kjo kompani mbante emrin, i cili është shumë vështirë te theksohet, “Nesselsdorfer-Ëagenbau-Fabriksgesellschaft ” .  Përvoja e ndërtimit te karrocave, u ndihmoj atyre qe të ndërtonin tani “karroca pa kuaj”, dhe në vitin 1919, vetura qe është ne fotografi më lart, “Prasident” ishte e gatshme për tu shitur.  Kompania ndërroj emrin ne Tatra, emër i marrë nga malet që ishin afër fabrikës.  Kjo kompani sot ende prodhon vetura (kamionë) edhe pse është në një gjendje ekonomike mjaft të vështire.

4 PEUGEOT

Ky biznes familjar Francez, daton shumë, shumë, shumë kohë më parë, ka filluar punën e sajë në vitin 1810, mirëpo janë dashur të kalojnë më shumë se 8 dekada qe kjo kompani të fillon me prodhimin e veturave. Ne vitin 1891, për herë të parë Peugeot prodhoj veturën e parë dhe në atë kohë, kjo kompani prodhonte biçikleta po në të njëjtin vend ku prodhoheshin edhe veturat. (ne vitin 1897, veturat kishin vendin e tyre te veçantë nga biçikletat).

5 RENAULT

Shumë kompani qe prodhonin vetura, mundoheshin qe veturat e tyre ti bënin te domosdoshme për nevoja e ndryshme të njerëzve, ndërsa Renault, kishte ide tjetër. Prodhimin e parë të veturave ata e bënë në vitin 1898 dhe menjëherë filluan një garë veturash, dhe kjo ishte ideja e tyre për marketing të prodhimeve të tyre. Te Dielën fito garën, te Hënën shite veturën! Strategji marketingu e cila përdoret ende në ditët e sotme. Një shaka qe shkonte për shtat ne atë kohe ishte: “Gara e parë me vetura, ka filluar menjëherë pasi që është prodhuar vetura e dytë në botë”. Renault ishte e dhëne pas garave, edhe pse themeluesi Marcel Renault ishte aksidentuar gjate një gare në vitin 1903 dhe si rezultat kishte vdekur.

6 ASTON MARTIN

Edhe kjo kompani ka me shumë se 100 vjet. Është themeluar në vitin 1913 nga Robert Bamford dhe Lionel Martin ne Britaninë e Madhe. Pse kjo veturë nuk është quajtur Bamford dhe Martin!? Ne të vërtet kështu ishte quajtur në vitin e parë, mirëpo kishte ndërruar emrin pas garës për tu ngjitur në malin e quajtur Aston në vitin 1914, të cilën garë e kishte fituar njëri nga pronarët, Lionel Martin, dhe nga ajo kohë, vetura ishte quajtur Aston Martin.  James Bond kishte një Aston Martin në filmin e tij të njohur “Goldfinder” dhe ajo veturë ishte shitur në vitin 2010 për jo më pak se 4.4 milion dollarë ne një ankand.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here