Nga Nebil Çika
Nuk kisha ndërmend shkruaja apo te komentoja dasmën e Princit Leka II, pasi besoj se një dasmës si kjo me gjithë rezervat e mia për organizimin e sajë, ngelet mbretërore. Por nuk mund te rri dot pa reaguar kur lexova e dëgjova ne medie e rrjete sociale shkrime e komente nga me të ndyrat nga emra te njohur te propagandës e politikes komuniste ne Shqipëri . Kjo “vjellje” historike ndaj Familjes Mbretërore të Shqiptarëve nuk kishte si te mos ndodhte edhe në dasmën e Princit Leka II . Të njëjtat shpifje , i njëjti vrer ,i njëjti inferioritet si me babanë e gjyshin e tij . Këta janë të pacipë fare. Edhe pse ka vite qe gënjeshtrat komuniste për Familjen Mbretërore kanë rënë përballë fakteve historike , kontributit për vendin m sjelljes korrekte e fisnike te anëtareve të sajë makina e tyre propagandistike vazhdon të hedhë baltë pa pushim mbi ta .
Mirëpo me shume se gjithçka ne këtë fushatë denigrimi te së majtës mediatike me beri përshtypje mllefi i fortë m shprehje e inferioritetit te tyre dhe kjo ka arsyet e veta. E vetmja gje qe njeriu nuk i shmanget dot është origjina- thotë Bismarku dhe ky përcaktim i sakte merr kuptim te plote ne sjelljen e komunisteve shqiptar sidomos ne në raport me fisnikët e këtij kombi . Për 50 vjet në diktaturë i vranë, burgosën internuan e persekutuan me te gjitha format e mënyrat ,shpifen e hodhën balte mbi ta , falsifikuan historinë zyrtare ,u grabiten shtëpitë e pronat por nuk u bënë dot zotërinj . Harbuti mbetet harbuat , hajduti-hajdut , krimineli -kriminel e kështu me radhe . Sot i kane te gjitha , pushtetin e pasuritë e megjithatë ndjehen baltë e llum para fisnikëve veçanërisht Derës se Madhe të Familjes Mbretërore. Nuk e di pse organizatorët kishin zgjedhur Erion Veliajn për te celebruar martesën por me gjithë fjalimin e pamjen pompoze qe u përpoq të demonstronte nuk e shmangu dot mjerimin e tij politik e gjenetik . Asnjëherë në fjalimin e tij nuk e përmendi fjalën princ apo princeshë por qytetarë . Nuk e bën dot dallimin i ziu midis një Princi dhe një personazhi te “Big Brdher” te njëjtin fjalim e fjalor përdor ne te dy rasatet. Por ku nuk është faji i tij që i caktuan te celebronte martesën e Princit . Ai e di Mbretin popull madje me keq, armik te popullit . S’ka faj i shkreti ! Di Komisarin si statusin me te rëndësishëm shoqëror ! kështu e kane mësuar edhe në shkollë edhe në shtëpi .
Një tjetër propagandist i njohur, ishte i shqetësuar për “luksin e dasmës se Princit”. Me beri habi se nga TV nuk pashë ndonjë luks te tepruar .Krahasuar me dy apo me shume dasma te Erion Veliajat dasmën e fundit te Edi Ramës e të tjera evente private te qeverise, dasma e Princit ngjante modeste . Por ka një ndryshim të madh midis tyre . Princi nuk është ne pushtet , dasmën e bën me shpenzimet e pasurinë e tij Këta te tjerët ku i gjejnë paratë për luksin e tyre, askush përveç Veliajt , me lekët e pensionit të mamasë”, nuk ka dhëne një shpjegim për to edhe pse e kane detyrim ligjor . Sigurisht qe i kanë siguruar nga abuzimi me pushtetin , Nuk i kam pare këta gazetaret e shqetësuar për “luksin” e dasmës se Princit te jene shqetësuar ne te njëjtën mase e mënyrë edhe për “princat ” e tyre politike.
Beteja për historinë midis tyre dhe Familjes Mbretërore ka mbaruar me fitoren e kësaj te fundit . Sot “mbreti” i tyre, Enver Hoxha është figura më e urryer e shqiptarëve . Shtatoret e bustet tij u hoqën zvarre nga populli . Shtatorja e Mbretit Zog është ne bulevardin kryesor të vendit ndërkohë që një spital kryesor mban emrin e Mbretëreshës Gerardinë ndërsa Nexhmija e akuzuar për krime kundër njerëzimit . Me pak fjale komunistët kane fituar pushtet e pasuri por kanë humbur historinë . Atë nuk e arrijnë dot se ju mungon pikërisht ajo që thotë Bismarku, origjina ,fisnikëria , prandaj ndjehen e reagojnë edhe kaq keq ndaj Princit Leka dhe dasmës së Tij .
Por jo vetëm kaq ! Familja Mbretërore mbetet e tillë brez pas brezi , pavarësisht pushtetit dhe pasurisë . Ne se duam të bëjmë një krahasim në breza midis Familjes Mbretërore Shqiptare dhe armiqve të sajë komunist mjafton te shohim se ku dhe si janë sot nipi i Ahmet Zogut dhe nipi i Enver Hoxhës . Nipi i Zogut Princ qe nderohet nga mijëra shqiptare e familje mbretërore nga e gjithë bota dhe nipi Hoxhës në burg si trafikant ndërkombëtarë droge . Nuk ka provë me te mirë që Bismarku ka te drejtë ne përcaktimin e tij për origjinën . Nuk i shmangesh dot ! Ky krahasim midis Princit tonë dhe “princit” te atyre është edhe arsyeja kryesore e gjithë atij mllefi politik e mediatik komunist për dasmën e Princit Leka II .