Google ka probleme, dështon me smartphon-in Pixel

0
254

Kompania ndërkombëtare nuk është vetëm një motor kërkimi, por edhe prodhuese telefonash. Googl ka prodhuar një seri me  smartphone, por duket se jo të gjitha shkojnë mirëpër këtë kompani. Se fundi gjigandi ka hedhur në treg edhe celularin më të ri të sajPixel. Ky celular sipas ekspertëve nukdo të jetëi sukseshëm dhe nuk do të ket shumë shitje. “Pixel, smartphone i Google mund të shesë 20-30 herë më pak se rivali i tij iPhone 7 i Apple” – thonë ekspertët.  Këto fjalë jaën thënë nga analistët e Digitimes Research, sipas të cilëve pajisja e publikuar javën e kaluar, mund të shesë 3-4 milionë copë brenda 2016.  Ky celular është prezantuar me dy përmasa, normali prej 5 polësh dhe XL prej 5.5 polësh, dhe është një telefon i projektuar tërësisht nga Google, ‘brenda e jashtë’, pavarësisht se nga ana materiale është krijuar nga HTC. Kontrolli i Google në hardëare dhe softëare bashkë me adoptimin e një teknologjie të lartë dhe një çmimi prej 650 dollarë, e bëjnë këtë pajisje një konkurrente natyrale të iPhone. Me një cilësi shumë të lartë dhe një çmim konkurues është kokurenti mëi denjë për Apple. Por gjithsesi shitjet, , nuk i afrohen atyre të telefonit të Apple, që vlerësohen rreth 80 milionë njësi brenda jë viti. 4 milionë telefonë Pixel, të shitur me porosi mund të jenë një frymëmarrje për HTC, kompaia që është në vështirësi dhe që do të merret me prodhimin e telefonëve të Google. Gjithmonë sipas analistëve të Digitimes, në gjysmën e dytë të 2016 Pixel do të përbëjnë 40-50% të shitjeve të HTC. Këto shifra janë shumë të ulëta përkëtë investim dhe ende nuk dihen shkaqet e një mosshitje të kësaj marke. Nëse parashikimi i analistëve do të ndodh vërtetë,do të ishte dështimi më i madh për dy kompanitë të cilat kanë prodhuar këtë smartphone.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here