Ergys Kace largohet nga Kombëtarja? Ja reagimi zyrtar nga mesfushori

0
212

Ditën e sotme “Panorama Sport” publikoi një lajm sipas të cilit Ergys Kaçe do të largohej nga Kombëtarja.

Por në një reagim të vetë Kaçes në FB, mesfushori e mohon një lajm të tillë duke thënë se nuk i bie ndërmend të largohet nga Kombëtarja, për asnjë lloj arsye.

Ai thotë se është gati të sakrifikojë për Kombëtaren, madje edhe të qendrojë në tribunë.

Kaçe thotë se gjithmonë i ka respektuar dhe do t’i respektojë zgjedhjet e trajnerit.

Reagimi i Kaçes:

Pershendetje te gjithe ndjekesve te mi…

Dua te pergenjeshtroj nje lajm te nxjerre nga mediat per largimin tim nga Kombetarja Shqiptare si shkak mosperputhje me tranjerin tone Gianni De Biazi…

Ky lajm nuk eshte aspak i vertet !

Une nuk do te largohesha kurre nga Kombetarja Shqiptare per asnje lloj arsyeje.

Une ne Kombetaren Shqiptare kam ardhur me nje deshire te plote dhe kurrsesi sdo te doja largimin nga Kombetarja ime.

Per ekipin tone Kombetar kam ndenjur dhe ne stol,dhe ne tribune por dhe ne Formacion,dhe kam respektuar gjithmone zgjedhjet e trajnerit.

Shqiperia ose Kombetarja Shqiptare eshte prejardhja ime, eshte Atdheu im pavarsisht, se une jam rritur ne nje shtet tjeter,nuk e kam mohuar kurre Atdheun tim dhe Jam shume Krenar qe jam Shqiptar.

Theksoj per ”Lajmet Fallco” dhe te paverteta qe une si Ergys Kace jam i lumtur ne cdo moment kur KOMBI im fiton pavarsisht a jam ne stol,ne tribune, apo ne formacion.#ShqiperiaMbiTeGjitha

Me Respekt Ergys Kace.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here