5 veturat klasike më të shtrenjta në botë

0
544

keto-pese-super-vetura-kushtojne-me-shtrenjte-tani-se-ne-kohen-kur-dolen-ne-treg-foto-5-1 v4_1469699184-9645824 05-ferrari-250-gt-california-spyd-565f2cda4c138

Veturat klasike edhe pse koha kalon çmimi i tyre sa vjen e rritet. Shumë vetura të prodhuara në vite të largëta sot janë ikon në treg dhe për tu bler duhet të kesh miliona euro, pasi ato shiten në ankand. Më poshte do të tregojmë një listë me disa prej makinave klasike të cilat kanë një çmim tepër të lartë në tregiun e lirë sot.

Nr. 5 : 1937 Mercedes-Benz 540K Special Roadster. Çmimi: 8.2 milion Dollare

Kjo veturë ishte pronë e një Anglezi, i cili e kishte blerë në vitin 1937, ai e kishte ruajtur veturën përgjatë luftës së dytë botërore dhe pastaj e kishte shitur atë. Pas atij, kjo veturë kishte kaluar tek shumë njerëz, dhe së fundmi, pronari i saj ishte shefi i Formula 1, Bernie Exxlestone, i cili e kishte shitur këtë veturë në një ankand për plot 8.2 milion Dollarë. 1937 Mercedes-Benz 540K Special Roadster

Nr. 4:  1962 Ferrari 330 TRI/LM. Çmim: 9.3 milion Dollare

Kjo është vetura fituese e turneut Le Mans, në vitin 1962, një turne i cili mbahet për plot 24 orë.  Veturën e kishte drejtuar Phil Hill dhe Olivier Gendebien, të cilët kishin arrituar të zinin vendin e pare. Kjo veturë në një ankand ishte shitur për 9.3 milion dollare. 1962 Ferrari 330 TRI/LM

Nr. 3: 1931 Bugatti Type 41 Royale Kellner. Çmimi: 9.8 milion Dollare

E veçanta e kësaj veture është se, ishin prodhuar vetem 6 vetura të këtij modeli. Këtë veture dikush e kishte fshehur pas një muri te maskuar gjat luftave të ashpra të asaj kohe në Europe, dhe në vitin 1987 kishte dalë në një ankand dhe ishte shitur për 9.8 milion dollarë. 1931 Bugatti Type 41 Royale Kellner

Nr.2: 1961 Ferrari 250 GT SËB California Spyder. Çmimi:10.9 milion Dollare

Ishin prodhuar vetëm 50 vetrura të këtij lloji, dhe kjo ishte vetura e cila shfaqet në filmin “Ferris Buller’s Day Off”, në të cilin film, kjo veturë shkatërrohet. Në realitet vetura nuk ishte shkatërruar, dhe ishte pronë e aktorit James Coburn për 20 vjet, dhe pastaj në vitin 2008 e kishte nxjerr në ankand dhe e kishte shitur për 10.9 milion Dollare. Blerësi i saj ishte prezantuesi i TV-së dhe Radios Britanike, Chris Evans. 1961 Ferrari 250 GT SËB California Spyder

Nr. 1: 1957 Ferrari 250 Testa Rossa. Çmimi: 12.1 milion Dollare

Edhe kjo është një veturë e rrallë, pasi që vetëm 22 të tilla ishin prodhuar në atë kohë. Një veturë sportive, e cila udhëheq me çmimin më të shtrenjtë të veturave klasike. Kjo veturë ishte rëstauruar disa herë gjate perdhiues 1957 – 2009 dhe në fund i kishin gjetur motorin e saj origjinal, në vitin 2009 kjo veturë u hodh në ankand, dhe ishte shitur për 12.1 milion Dollarë. 1957 Ferrari 250 Testa Rossa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here