Standard.al

“Vettingu”/ PD: Rama kap sistemin e drejtësisë, konkursi për magjistratët shkel hapur ligjin

0

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si “Vettingu”, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka bërë hapin e parë konkret për kapjen e sistemit të drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, deputetit Enkelejd Alibeaj tha se për Shkollën e Magjistraturës, është parashikuar në Nenin 68 pika 2 organizimi i një konkursi jashtë radhe për 25 kandidatë, gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas deputetit Alibeaj me këtë ligj anashkalohen të gjithë hapat që duhen ndjekur për këtë proces, duke shmangur plotësisht transparencën.

“Pa shpallur paraprakisht dhe publikisht se një konkurs do të zhvillohej. Pa shpallur vendet sipas preferencës në profilin prokuror apo gjyqtar, pa bërë ndarjen e tyre, pa shpallur procesin e thirrjes për aplikime për çdo të interesuar, pa iu dhënë mundësinë të diplomuarve të paraqesin kërkese. Kjo sepse, ligji vetëm sot ka hyre ne fuqi, dhe se nga sot e tutje duhet të zhvilloheshin këto procedura paraprake. Listat e aplikantëve askush nuk i ka parë, askush nuk është në dijeni për mënyrën se si ata janë përzgjedhur. Çdo gjë është bërë në terr.

Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, sepse, çdo veprim qoftë edhe okult i mbledhjes së aplikimeve, përpilimit të listave, përzgjedhjes së aplikantëve dhe ftesës për të marrë pjesë në konkurs, nëse është bërë, është bërë para datës 10 tetor 2016. Dhe nese është bërë para datës 10 tetor 2016, është tërësisht i paligjshëm. Ligji ka hyrë në fuqi vetëm sot”, tha Alibeaj. Ai tha se organizim i këtij ligji sot, është shkelje flagrante e ligjit, dhe sipas tij “hapi i parë dhe konkret i kapjes politike të sistemit të drejtësisë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.