Sulejman Starova, trajneri i ri i Partizanit/ Largohet Sormani

0
213

Lorgohet nga pankina e Partizanit trajneri Adolfo Sormani. Lajmi e ka bërë publik vetë klubi kryeqytetas në faqen zyrtare të internetit. 

Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova”, thekson Partizani.

Vetëm pas  2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në stolin e skuadrës, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League. Ish-trajneri, drejtori, këshilltari Sulejman Starova merr frenat e “demave” në vazhdim.


Pikërisht sot mësohet të jetë shtyrë edhe ndeshja mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here