Rritja e taksave fryn buxhetet e vendorëve

0
204

Rritja e një sërë taksash dhe tarifash nga njësitë e qeverisjes vendore ndryshuan trendin, duke rritur të ardhurat në buxhetet e tyre. Por, edhe pse janë kundërshtuar nga biznesi dhe nga administrata vendore, ka nisur një debat i ashpër për rritjen e tarifave dhe realizimi i të ardhurave nga pushteti vendor është ndjerë gjatë muajve të fundit.  Sipas të dhënave të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, rezulton se që nga fillimi i vitit deri në fund të muajit gusht, të ardhurat janë realizuar në masën 10.2 mld lekë, ndërkohë, që ishin parashikuar 10 mld lekë. Gjithashtu, ka një rritje prej 1.6 miliardë lekësh, gjatë 8 mujorit të këtij viti, ose 19.4 % më shumë, në krahasim me 8 mujorin e vitit 2015, kur janë mbledhur rreth 8.5 miliardë lekë.  Ndërkohë, referuar shpenzimeve të njësive vendore për këtë periudhë vërehet se ato janë në vlerën e 22.4 miliardë lekëve, një shumë e konsiderueshme në krahasim me të ardhurat që mbledhin.  Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, tatimi mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Reforma për ndarjen e re administrative të vendit, solli ndryshime edhe në buxhetet e planifikuara të njësive vendore.  Ndërkohë, për të rritur të ardhurat nga taksat, sidomos nga taksa e pronës, Bashkia e Tiranës ka vendosur që mbledhja e saj të bëhet nëpërmjet faturës së ujit, çka e bën më të lehtë mbledhjen e kësaj takse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here