Standard.al

PBDNJ: Interesa të errëta në Himarë, kërcënohet me vdekje Neranxi

0

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e konsideron akt të rëndë kërcënimin me jetë dhe agresionin sipas saj që i është bërë biznesmenit Nikollaq Neranxi me origjinë nga Himara.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, PBDNJ, thekson se situata në vend po degradon, ndërsa në Himarë po ushtrojnë veprimtarinë e tyre grupe të errëta të interesave të pronave.

“Kemi paralajmëruar në kohë sesi degradon situata por edhe për përçapje interesash të errëta që operojnë në trevat e Himarës për të shkaktuar frikë dhe për të demoralizuar banorët e saj për t’u aktivizuar kundër tentativave të grabitjes së pronave dhe shfrytëzimit urbanistik që është në evoluim të përditshëm.

Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet dhe duke dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore”, thuhet në reagim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.