PAMEKA kritikon ashpër prokurorinë: hetime jo të thelluara për cështjen Shullazi

0
157

Në raportin e 6-mujorit të misionit PAMECA 4, hetimet e nisura pak muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerëve të FSO-së konsiderohen si thjesht dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në polici.

Vlerësimi tregon se çështja e procedimit dhe kërkesa e pezullimit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm Çako duken të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

“Nuk kishte asnjë të dhënë që pajisja “IMSI Catcher” të ishte në gjendje të kryente përgjime”, thotë Misioni i Asistencës së BE, i cili ofron në vendin tonë nndihmë për agjencitë e zbatimit të ligjit, veçanërisht për policinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

PAMECA 4 shton për këtë çështje se, vendimi i gjykatës mund të ndikonte negativisht hetimet proaktive apo atë në vijim lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi policia do të kishte më pak burime duke qenë se drejtuesit e Forcave Operacionale prekeshin direkt për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Më tej në ecurinë e punës për agjencitë ligjzbatuese përmendet edhe ndjekja penale ndaj Emiliano Shullazit, aktualisht nën arrest me burg. PAMECA 4 shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, vlereson misioni dhe pa ndonjë referencë kohore e vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Por edhe pa referencë për burimin e provave të mbledhura në lidhje me përgjimet për këtë të dyshuar.

Çështje tjetër e cila po ashtu bëri bujë është edhe arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata.

Sipas ligjit të Dekriminalizimit, i dyshuari nuk kishte pohuar të gjithë informacionin për problemet ligjore në vendet e tjera. Por PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata fillimisht me “arrest me burg” për Roshin nuk kishte një arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here