Standard.al

Kreu i ri i KQZ, Majko: Po shqyrtohen kandidatët

0

Pandeli Majko ka folur sot lidhur me ecurinë e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Majko tha se tashmë Komisioni i Ligjeve po shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga kandidatët, duke shtuar se do të ketë intervista publike për të gjithë ata që kanë aplikuar për këtë post. Deputeti socialist theksoi se pas këtyre intervistave do të bëhen edhe eliminimet përkatëse, dhe do të vijohet më tej me procesin vetëm me ata kandidatë që do të kalojnë këtë fazë. “Komisioni i Ligjeve po shikon dokumentet e kandidatëve. Do të ketë intervista publike për kandidatët, dhe pas tyre do të bëhen edhe eliminimet përkatëse. Denar Biba dhe Lefterie Lleshi meritojnë vlerësim”, tha deputeti Majko. Ndërsa lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, Majko tha se vijojnë negociatat për ligjin e mbetur, duke shtuar se “Jemi të gatshëm të votojmë të enjten, nëse biem dakord”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.