Ja përse nuk duhet të blini iPhone 7

0
218

Jim Lynch, një bloger dhe ekspert i pajisjeve teknologjike – sidomos celularëve – ka shkruar një artikull në CIO për të treguar arsyet pse ai nuk e ka blerë iPhone 7 dhe pse duhet të presim për iPhone 8.

Kjo është ajo çfarë ai shkroi:

“iPhone 7 i Apple është një celular fantastik, por nuk është për mua. Do ta mbaj iPhone 6S Plus dhe do të pres për iPhone 8 Plus.

iPhone 7 i Apple është duke u shitur mjaft mirë, pavarësisht shumë kritikave në media se celulari është një përmirësim i vogël nga iPhone 6. Mendova a duhet ta blej iPhone 7 apo jo dhe menjëherë vendosa që mos ta bëj.

Për momentin kam iPhone 6S Plus dhe i plotëson të gjitha ato që kam nevojë t’i bëj, dhe i bën mjaft mirë. Para se të shkoj më tej me këtë postim, nuk dua që dikush t’i keqkuptojë mendimet e mia për iPhone 7. Mendoj se iPhone 7 është iPhone më i mirë aktualisht, dhe nëse keni iPhone 6 ose më të vjetër, është një përmirësim i mahnitshëm.

Por unë e përdori iPhone për gjëra të caktuara si libra elektronikë, shfletim në internet, për të bërë foto dhe video aty këtu, dhe për disa aplikacione. Dhe iPhone 6S Plus ende i bën të gjitha këto mjaft mirë për mua, kështu që me të vërtetë nuk kisha nevojë për iPhone 7.

Një gjë që më zgjoi interes në iPhone 7 ishte mundësia për të incizuar video 4K në 60 korniza për sekondë. iPhone 6S Plus mund të incizojë video 4K në 30 korniza për sekondë.

Por, për çfarëdo arsye, Apple nuk e përfshiu mundësinë për të incizuar video 4K në 60 korniza për sekondë në iPhone 7. Ai ende mund ta bëjë këtë në 30 korniza për sekondë. Kështu që arsyeja e madhe për mua që të kaloj në iPhone 7 nuk ndodhi.

Nuk ka dyshim se Apple do ta shtojë aftësinë për të incizuar video 4K në 60FPS në iPhone 8. Përtej videove 4K, nuk pash ndonjë arsye për të kaluar në iPhone 7. Sigurisht, procesori më i shpejt dhe ekrani më i mirë janë tërheqës por nuk ia vlen që për to të shpenzoni para shtesë në një iPhone të ri.

Më pëlqeu edhe opsioni i ngjyrës Jet Black, por për një ndryshim të tillë në kozmetikë nuk ia vlente që të shpenzoja para. Është një celular me një pamje fort të mirë, mos më keqkuptoni, por nuk është e mjaftueshme për mua që të kaloj në iPhone 7.

Kamera e dyfishtë në iPhone 7 Plus duket fantastike, por nuk kam qenë kurrë një fotograf. Fotografitë dhe videot që i bëj janë shumë joformale dhe me të vërtetë nuk kam nevojë për kamerën më të mirë dhe më të fundit.

Qëndrueshmëria më e mirë ndaj ujit në iPhone 7 nuk më tërheq gjithashtu përderisa nuk e lagu celularin. Është një veçori e mirë për ata që kanë nevojë, por nuk është diçka që jam brengosur ta kem në iPhone.

Kam ndjenja të përziera edhe për butonin e ri në iPhone 7, i cili nuk është fizik. Sipas meje, nuk ka ndonjë dallim nga butoni në iPhone 6S Plus. As edhe largimi i kufjeve në iPhone 7 nuk ishte një arsye e rëndësishme për ta blerë iPhone 7.

Në fund, mendoj se iPhone 7 është një celular i mrekullueshëm. Është padyshim iPhone më i mirë që është krijuar ndonjëherë, por çfarë ofron ai nuk është e mjaftueshme për mua që ta blej pasi e kam iPhone 6S Plus. Kështu do ta mbaj iPhone 6S Plus dhe do të pres për iPhone 8″.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here