Gjetja e varrezave masive në oborrin e shtëpisë, reagon Ahmeti

0
199

Mbetet në kufijtë e misterit eshtrat e gjetura sot në oborrin e banesës së politikanit Ali Ahmetit në Kërçovë të Maqedonisë. Ndonëse ekspertë të prokurorisë kanë shkuar në vendngjarja, është ende herët për të arritur në përfundime. Ndërkohë, sipas koordinatorit të ekipit të kërkimeve, Musli Musliu sot deklaroi se supozohet se mbetjet janë nga viti 1913, ndërsa trupat së pari janë djegur e pastaj hedhur në një pus të vjetër të braktisur.

Ai po ashtu theksoi se njerëzit, eshtrat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive, kryesisht janë banorë nga ai vend, dhe sipas njohurive të para, me siguri bëhet fjalë për 10 deri 60 njerëz. Musliu mes tjerash informoi se që nga viti 2013 ka filluar hetimi për ekzistimin e varrezave eventuale masive në këtë rajon. shkruan MIA.

eshtra-1 eshtra-2 eshtra-3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here