Dasma e Lekës dhe Elias, të ftuarit mbretërorë: Nuk e njohim princin, na dërgoi ftesë dhe erdhëm (VIDEO)

0
199

Dasma mbretërore në fundjavën që lamë pas mori vëmendjen e mediave vendase, por gjeti pasqyrim edhe nga mediat e huaja. Ajo çka ra në sy, dhe u komentua jo pak, ishin të ftuarit që vinin nga vende të ndryshme. Por disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë, ndonëse kanë qenë të pranishëm në këtë dasmë, thonë se nuk e njihnin princin fare. Kamerat e “Fiks Fare” kanë mundur të depërtojnë në ambientet ku zhvillohej dasma, teksa gazetarja ka intervistuar disa prej të pranishmëve. “Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë duke qeshur njëra prej të ftuarave. E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej. Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje. “Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka Princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.

http://www.dailymotion.com/video/x4ww0ws_20161010-202027_news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here