Tjetër rritje e kredive me probleme

0
191

Ekonomia vazhdon te vuaje pasojat e krizës e ky fakt konstatohet nga Banka e Shqipërisë, nëpërmjet treguesit te kredive me probleme. Te dhënat flasin se per te tretin muaj, huate e këqija janë rritur, duke arritur ne nivelin e 21. 4% ne muajin gusht. Ndërkohe qe ne janar te këtij viti ky tregues ishte 18 .4 %. Per ekspertet shqetësues është fakti qe po rriten kreditë nen standarde, nje efekt ky i krizës ne te cilin vijon te jete biznesi, si huate me performancen me te dobët ne sistemin bankar. Me problematike vërehet kredia ne valute. Nga ana tjetër, nuk po merr ende zgjidhje trajtimi i 35 kompanive qe kane 50% te vlerës se kredive te këqija. Prej kohesh qeveria ka bere gati nje ligj per falimentin, por ai ska gjetur ende miratim ne kuvend. Ky ligj do t’i jepte zgjidhje edhe trajtimit te 35 kreditoreve me problematike ne sistemin bankar, por paralelisht do te ofronte per bankat me shume frymëmarrje per te dhëne kredi te reja./vizion+

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here