Spanja vë në vështirësi kuqezinjtë. Berisha shpëton portën 2 herë

0
197

Ka nisur mes emocionesh të shumta përballja e Kombëtares shqiptare me Spánjën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në atë që do tëjetë ndeshja e tretë për të dyja ekipet në kuadër të eliminatoreve të vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Minutat e para janë premtuese për Shqipërinë që po i jep lojës ngjyra por “La Roja” e ka vënë disa herë në vështirësi ekipin e kuqezinjve. Portieri Berisha ka arritur të presë 2 goditje drejt portës. Kuqezinjtë janë para një prove zjarri, ndër më të vështirat e kualifikueseve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Tifozë nga të gjitha trojet shqiptare janë derdhur drejt Shkodrës për të mos humbur këtë takim shumë të rëndësishëm me një prej Kombëtareve më të forta të historisë siç është “Furia Roja”.

MINUTË PAS MINUTE

Minuta e 11′: Tjetër rastt për spanjollët. David Silva shfaqet para portës dhe gjuan, por Berisha bën mrekullinë duke e pritur goditjen e sulmuesit spanjoll. Minuta e 10′: Zbritje e shpejtë e Shqipërisë nga e majta. Lenjani hedh një top në zonë, por as Balaj e as Roshi nuk e shfrytëzojnë dot për të kërcënuar katërkëndëshin e De Geas. Minuta e 7′: Kërcënimi i parë në portën e Berishës. Pike shfaqet në zonë dhe gjuan, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën. Megjithatë, aksioni ishte i parregullt pasi mbrojtësi i Barcelonës e kishte marrë topin me dorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here