Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali, i akuzuar për grabitje, rrëmbimpersoni dhe drogë

0
123
Posto Polizia Centro Perugia

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar që konsiderohej i rrezikshëm. Ai është Indrit Demiri, 38 vjeç nga Durrësi. Demiri ishet shpallur në kërkim prej 20 marsit, pasi Gjykata e Apelit të Ankonës e kishte dënuar me7 vjet e 7 muajsh për vjedhje, grabitje dhe rrëmbim personi. Agjentët e policisë së të San Benedeto del Tronto dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë në Ascoli Piceno e gjeten në një apartament në Villa Roso di Martinsicuro dhe e bllokuan. I arratisuri që nuk bëri rezistencë. Pas arrsetimit u dërgua në burgun e Marino del Tronto.

Demiri lëvizte me makina që nuk ishin të regjistruara në emër të tij dhe një kartë telefoni të regjistruar në emrin e një pakistanezi. Gjatë kontrollit në apartamentin ku jetontë bashkë me të vëllanë u gjetën 6 gr kokainë. Të dy janë akuzuar për posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here