Telenovela “Mbetjet e parrezikshme” vazhdon

0
220

Rama përsëri monologon me ricikluestit, Presidenti përcjell protestuesit

Anesti Barjamemaj

Ligji për riciklimin e mbetjeve të integruara edhe pse është në javën e dytë pas miratimit të tij, përsëri vazhdon të krijojë debat në opinionin publik. Nga rruga në parlament, nga parlamenti përsëri në rrugë, nga rruga në kryeministri (ku qëndron shumë gjatë) arrin të shkoj deri në Presidencë. Në të gjithë këto institucione, ligji i mbetjeve është kryefjala e debateve. Ditën e  djeshme telenovela e këtij ligji, pati dhe një seri tjetër me po të njëjtët aktor. Pas shumë serive me rekord audience, kryeministri përveçse ishte live në të gjithë televizionet informative, kishte preferuar që ngjarja të përcillej edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. I përhapur në shumë kanale çdo fjalë e tij dëgjohej në çdo cep të Shqipërisë. Në telenovelën që është edhe regjizor edhe skenarist, kryemistri Edi Rama  është edhe në rolin kryesor. Me një kast  të shumtë aktorësh nga më të mirënjohurit në vend,  telenovela “Mbetjet e parrezikshme” duket se do të vazhdojë edhe për shumë pjesë të tjera. Aktrorët në këtë telenovele janë ndryshuar shpesh, rolin e antagonistit Shoqëria Civile herë e ndan me opozitën e herë me presidentin. Pasi u  “mbështet fortë” nga opozita, duket se “mbështetja” këtë herë  do të jetë nga presidenti. Të vetmin që nuk na ndryshuar rol janë figurantët, si aktorë pa përvoj industria ricikluese është zgjedhur për të luajtur rolin e figurantit në këtë telenovelë ( kjo ndodh edhe për mos të marrë famën kryeministrit, nga audienca e shumtë që ai krijon). Duke qenë se kryeminstri është artist kishte zgjedhur që edhe skenografinë ta bëntë vet ( një grup interesi të ulur në karrike të rehatëshme për të dhënë idene e një mos intersimi).  Edhe pse takimi me këtë grup interesi ishte bërë javën e shkuar, përsëri zoti kryeministër pati kohë  (duke parë axhendën e  cila është shumë e ngarkuar duke u marrë me hallet e popullit) që të “dëgjonte” edhe një herë problemet e tyre.  Por këtë herë Rama (për koiçidenc, apo ishte një vendim i mirëmenduar), kishte edhe aktorët e tjerë duke performuar. Presidenti i Republikës zhvilloi takimin e premtuar me Shoqërinë civlie. Po ditën e djeshme edhe presidenti mbajti premtimin duke zhvilluar takimin me Shoqërinë Civile, e cila e kundërshton këtë ligj. Presidenti si në çdo takim tjetër ka dëgjuar problemin e këtij grupi intersei dhe ka dhënë premtimin se çdo hall i tyre do të ndiqet me interes (pasi kështu mund të jetë edhe një mënyrë për të rënë në sy). Shoqëria civile u shpreh optimiste pas takimit, kjo dukej edhe sepse mes tyre ishte edhe Sazan Guri. Ky i fundit pas shumë mungesash të pa arsyeshme u shfaq përsëri “i etur për të luftuar” për padrejtesit. Telenovela që po thyen rekorde audience ndahet në disa pjesë që në dukje duken sikur janë të ndara, por lidhja e tyre është shumë e fortë.

Pjesa e parë

Ligji i plehrave (mbetjet e riciklueshme të parrezikshme, sipas qeverisë), ka disa vite që është prezent në Shqipëri. Por se fundmi është bërë kryefjalë e çdo  debati. Pas një tërheqje në fillim të qeverisjes,  kryeministri Rama propozoi që ky ligj të miratohet (sipas tij është  një ligj  i ri, por në të vërtetë është amendamendi i  ligjit të vjetër). Kryeminstri në fillim tha se është domosdoshme pasi industria ricikluese duhet të punoj dhe kërkon plehra (lëndë të para sipas tij). Pas shumë debatesh në parlament dhe në studoi televizive iniciatorët e ligjit e pranuan se ky ligj është kërkuar nga industria ricikluese.  Gjatë kësaj pjese, për të terhequr vemndjen nga problemi që mbart në vetëvete ky ligj, u propozua edhe nisma e legalizimit të kanabisit dhe të prositucionit. Shumë e kthyen kokën për të parë se çfarë është, por përsëri skenarët e qeverisë nuk u zbatuan ashtu siç duhej. U mendua që të të shpikej një gënjeshtër duke thënë se, çdo importim do të kontrollohet (pasi ishin trajnuar disa njerëz për të mos lejuar që të hyjnë mbetje të rrezikshme).  Sipas qeverisë ky problem ishte zgjidhur dhe duhej të mendohej për hapat e tjerë.

Pjesa e dytë

Qeveria pasi kishte kopsitur çdo gjë shumë kohë përpara se të miratohej ligji, mblodhi ricikluesit për ti folur për të mirat e këtij ligji. Në rolin e qytetarit, protestuesit, mbështetësit dhe të ekspertit ishte kryeministri i cili mbajti edhe fjalimin e rastit. Pas miratimit në parlament dhe refuzimit për të parë vullnetin e popullin me anë  të referendumit, Rama zgjodhi që të flas përpara një grupi interesi (zgjodhi këtë grup pasi kanë të njëtin mendim, sepse ata që janë kundër nuk kanë lexuar ende ligjin dhe nuk ka vend për debat).  Përfaqësues të industrisë ricikluese të veshur e të ngjeshur zbarkuan në kryeminstri në grupe të oganizuara. Menduan se do të mernin pjesë në debat për t’ju dëgjuar dhe atyre fjala,  por jo këtë herë çdo minutë ishte e rezervuar për kryeminstrin. Me një fjalim të gjatë Rama u shpjegonte ricikluesve se çfarë të mirash ka ky ligj për ta, ndërkohë që ligji është propozuar nga kjo industri. Shoqata e ricikluesve është ajo që bëri që qeveria të merte këtë nismë për të rikthyer ligjin e mbetjeve në parlament.  Kaluan disa ditë dhe por për kryeminstrin u dukën se kishin kaluar muaj, kështu që thërriti edhe një herë  përfaqësuesit e industrisë ricikluese për të ricikluar edhe një herë fjalimin e tij. Duke qenë se shkrimi që kishte bërë herën e parë është një mbetje e parrezikshme (sias mendimit të tij) preferoi që ta lexonte edhe njeherë( e kishte bërë me shumë qejf  këtë fjalim prandaj donte që ta ekspozonte para të gjithëve). Nga riciklim u krijuan edhe mbetje dhe Rama mendoi ti përdorë. I akuazuar për përfitmime monetare nga ky ligj, kryeministri mendoi që ta kalonte me anë të një batute. Gjatë riciklimit të fjalimit, ai duke qenë se ndiqej nga një audiencë e gjerë “pranoi se kishte përfituar 4 milion euro”. Por këtë herë takimi që u zhvillua kishte pësuar disa ndryshime për të lënë përshtypjen se është një takim i ndryshëm nga i pari.  Monologut të kryeministrit ju bashkuan edhe monologjet e Ministrit të Mjedisit dhe Kryetarit të Bashkisë. Këtë herë u dëgjua edhe një zë tjerër përveç zërit të kryeministrit. Të gjithë folën vetëm grupi i interesit ishte përsëri në rolin e figurantit. Në këtë takim figurantët e telenovelës “Mbetjet e parrezikshme” kishin shkuar për të dëgjuar edhe një herë për të mirat që ka ky ligj për industrinë ricikluese, për punësim që do të rritet (por për rritjen e sëmundjeve nuk u fol), dhe për Shqipërinë që do të bëhët më e gjelbër nga shtimi i mbetjeve.  Duke importuar mbejte dhe me shtimin e sasisë së tyrë në Shqipëri, vendi ynë do të jetë më i pastër dhe më i jetueshëm.

Pjesa e tretë 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pasi premtoi nga Amerika ( një vend që nuk të lejon të gënjesh ) e mbajti premtimin, mblodhi një grup nga Shoqëria Civile për të dëgjuar problemin e tyre. Pas takimit u mësua se Nishani dhe grupi  i tij do të ndjekin me “seriozitet” këtë çëshjte duke e çuar deri në “fund”.  Shoqëria Civile dukej e kënaqur pasi mori një premtim, edhe pse e dinë shumë mirë që problemi i tyre nuk do të gjej zgjidhje.

Pjesa e katërt

Telenovelës “Mbetjet e parrezishkme”  e cila po shfaqet në të gjithë ekranet, pa pagesë, duket se po i vjen fundi. Pas takimit presidentit i duhet të marrë një vendim, të dektretoj ligjin apo të përcjell protestuesit.  Jetësimin e këtij ligji, edhe pse presidenti mund të përpiqet që ta vonoj përsëri nuk mund ta ndaloj. Kryemistrit i mbetet për të zhvilluar edhe një takim tjerët por këtë herë me përfaqësues për industrinë ricikluese, për të shpjeguar se përse ky ligj u rikthye dhe çfarë të mirash do të sjell për shoqërinë. E humbura nga kjo histori duket se është Shoqëria civile. Edhe pse u  pritën nga presiendti (i cili nuk mund të bëj më shumë se një shtyrje të përkoshme të ligjit), u injoruan për hërë të dytë nga ana e kryemistrit. Pasi nuk lejoj që të shfaqej live protesta, me një pjesëmarrje relativsht të madhe,  ketë herë kishte vendosur që në të njëjtën kohë me takimin e tyre në presidencë të mblidhte palën tjetër për të treguar se ka mbështetës. Shoqëria civile mundohet që të jetë një hap përpara në kauzën e saj, por kryemistri përsëri parakalon me mekanizmat që vetëm ai di ti realizojë.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here