Shqiptari përdhunon nënën 57-vjeçare në Selanik

0
187

Organet greke të rendit kanë arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 29 vjeç me akuzën se ka përdhunuar nënën e vetë 57 vjeçe.

Sipas lajmit që publikon agjencia shtetërore greke e lajmeve, ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Analipsi të qytetit të Selanikut.

Denoncimin për aktin barbar e ka bërë gruaja 57-vjeçare dhe djali tjetër i saj. Sipas burimeve policore, nga të dhënat paraprake duket se përdhunuesi ka qenë edhe nën efektin e alkoolit. Hollësi të tjera për ngjarjen dhe identitetin e shtetasit shqiptar nuk bëhen publike për momentin, derisa të kryhet hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here