Nisin xhirimet/ Filmi “The Red Rose” mbledh aktorët shqiptarë në Amerikë

0
466

 

Me skenar të Julian Biba dhe regji të Joti Ejllit kanë nisur xhirimet e filmit artistik të metrazhit të shkurtë “The Red Rose”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku luajnë një numër i madh i aktorëve shqiptarë në SHBA. Marko Caka është një prej aktorëve që është pjesë e kastës së aktorëve të këtij filmi, i cili ka rolin e Rifatit, ku sipas Cakës, Rifati ka një karakter të vështirë dhe negativ, i cili në fund bëhet edhe vrasës. “Është hera e parë që një film në gjuhën angleze, luhet me të gjithë aktorët shqiptarë, duke sjellë debutimin e aktorëve kryesore si: Besim Murati, Vera Xhonovic dhe Giorgio Kolaj”, ka bërë të ditur Caka. Marko Caka tashmë ka luajtur në shumë filma të mëdhenj me regjisorë shumë të njohur, dhe angazhimi i tij në këtë film, konsiderohet edhe një rrugëtim i mbarë i filmit të sapunisur “The Red Rose”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here